Prindërit e viktimave nga tragjedia në “Puls” kërkojnë rikthimin e prokurores Trajçeva për rastet ndaj policëve

April 21, 2026
1 min read

Kërkesa e prindërve të viktimave nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, që prokurorja Ivana Trajçeva Aleksova të rikthehet për t’i udhëhequr lëndët kundër policëve të përfshirë, nga Këshilli i Prokurorëve Publik do të dërgohet në Prokurorinë Publike.

Sipas kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Bashkim Besimi, ata kanë marrë vendim të tillë pasi kjo është në kompetencë të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ne morëm vendim që ta përcjellim në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për arsye se ata tashmë një herë kanë dhënë njoftim, që të mos dalim kontradiktorë dhe të kemi qëndrim të njëjtë. Ndërsa vendimi ynë për zgjedhjen tashmë është përfundimtar dhe i zbatueshëm dhe këtu nuk mund të ndikojmë”, deklaroi Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Në fund të marsit, Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ia vazhdoi mandatin prokurores Ivana Trajçeva Aleksovës në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo i udhëhiqte lëndët për 23 policë të akuzuar në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.

Vendimi i Këshillit të Prokurorëve Publik u kundërshtua nga prindërit e viktimave, ndërsa prokurori i ri shtetëror, Nenad Saveski, lidhur me këtë vendim deklaroi se nuk duhet të krijohet përshtypja se vetëm një prokuror mund të sigurojë procedurë cilësore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Ниту американска ниту иранска делегација не отпатува на разговори во Исламабад

Следно

Nuk u paguan për orët shtesë, qindra policë padisin MPB-në

Latest from Blog

Бетис како гостин го “реши“ Виљареал

ФОТО:.facebook.com/realbetisbalompie Бетис го победи Виљареал со 2:1 на гостински терен во последниот натпревар од петтото коло на Ла Лига. Бетис победи по пресврт, со головите на Ернандез и Натан, додека Жерар Морено

Трамп пушта музика во авион на најсилно- сите се изненадени од неговиот избор (ВИДЕО)

За време на летот, тој им пушти песни од неговата „одобрена плејлиста“, за која рече дека поголемиот дел од неа самиот ја составил. Пред да започне музиката, стјуардесата им го пренесе прашањето

Легендарниот Џејмс Милнер се врати во Ливерпул

ФОТО:.facebook.com/LiverpoolFC Легендата на Премиерлигата, Џејмс Милнер, се врати во Ливерпул. На крајот од минатата сезона, Џејмс Милнер ја заврши својата 24-годишна кариера како рекордер со најмногу одиграни натпревари во Премиерлигата. Милнер не

Најмалку 21 жртва во страшна сообраќајна несреќа во Јужна Африка

Несреќата се случи во недела навечер во покраината Западен Кејп помеѓу малите градови Принц Алберт и Лиу-Гамка, околу 380 километри источно од Кејптаун, соопшти Корпорацијата за управување со патниот сообраќај, пренесува АП.
Go toTop