ASH: Edhe pas dy vitesh në pushtet, VLEN ende nuk ka arritur të sigurojë zëvendësdrejtor shqiptar në ASHMAA

April 20, 2026
1 min read

Edhe pas dy vitesh në pushtet, VLEN ende nuk ka arritur të sigurojë zëvendësdrejtor shqiptar në “Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”, thuhet në komunikatën për media të Alencës për Shqiptarët.

Kjo vetëm sa dëshmon paaftësinë dhe mashtrimin politik, thonë nga kjo parti.

“U premtua dinjitet, u premtua përfaqësim, u premtuan ndryshime. Çfarë sollët në të vërtetë? As përparim në zbatimin e gjuhës shqipe, as rezultate në punësime, asnjë hap në eurointegrime.

Një pjesë e juaj, që sot shiteni si “ndryshim”, jeni pjesë e pushtetit prej 25 vitesh. Prandaj askush nuk u beson më arsyetimeve, justifikimeve dhe teatrit politik. Nuk mund të rrini me dekada në pushtet dhe pastaj të silleni sikur nuk keni asnjë përgjegjësi për dështimet. Mund ta ndryshoni sa të doni ngjyrën e CV-së suaj politike, por dështimet mbeten pjesë e saj.

Është e qartë se VLEN nuk erdhi për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, por për t’i mbuluar ato me propagandë. Ashtu siç keni vepruar në 23 vitet para kësaj qeverie, ashtu po veproni edhe në këto 2 vite qeverisje si VLEN. E ndryshuat logon, por jo veset. E ndryshuat emrin, por jo dështimin e vazhdueshëm.

Paaftësia juaj po shihet çdo ditë: në gjuhë, në arsim, në përfaqësim, në punësime, në integrime. Kudo premtime, askund rezultate.

Shqiptarët nuk kanë më nevojë për fjalë të mëdha. Fjalët e mëdha i dëgjuam gjatë 23 viteve të kaluara. Shqiptarët kanë nevojë për rezultate. Me emrin tuaj të ri, VLEN, dhe me gjithsej 25 vite rreth pushtetit, vazhdoni të dështoni”, thonë nga ASH.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Filipçe: Rruga e bllokuar evropiane është tradhtia më e madhe e së ardhmes së Maqedonisë

Следно

Антонио Ридигер одлучи каде ќе ја продолжи кариерата

Latest from Blog

ОВА СЕ НАЈДОБРИТЕ ШПИОНИ ВО СВЕТОТ, а најдобрите европски не се ни во петте најдобри светски

Британската Тајна разузнавачка служба (МИ6) е најмоќната надворешна разузнавачка служба во Европа, пред француската Генерална дирекција за надворешна безбедност (ДГСЕ) и холандската разузнавачка служба, покажуваат резултатите од истражувањето на францускиот магазин Експрес,

ВМРО-ДПМНЕ за Изборниот законик очекува Шасивари да се сретне со Филипче

Ако одлуката на Уставниот суд за платеното политичко рекламирање биде во корист на Левица, по чија иницијатива Судот веќе расправаше, тогаш Собранието ќе мора повторно да го отвори Изборниот законик, барем во

„Илинден“-Тирана со барање: Официјалната веб-страница на Општина Пустец да биде достапна на македонски јазик

Македонско друштво “Илинден“–Тирана упати официјално барање до градоначалникот на Општина Пустец, претседателот на Општинскиот совет и членовите на Советот, со кое бара официјалната веб-страница на Општината, покрај на албански, да биде достапна
Go toTop