Mickoski: Sipas FMN-së, qeveria ka reaguar me masa anti-krizë në momentin e duhur

April 19, 2026
2 mins read

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha sot se Maqedonia renditet në mesin e tre shteteve në Evropë që kanë zbatuar masa konkrete për zbutjen e pasojave negative nga kriza ekonomike.

Sipas analizës së Fondit Monetar Ndërkombëtark, Mickoski theksoi se qeveria që ai udhëheq ka dëshmuar se ka qenë e përgatitur për këtë krizë, duke ndërmarrë masa konkrete në kohë reale dhe, në këtë mënyrë, ka arritur të zbusë një goditje më të madhe ekonomike dhe të çmimeve.

Sipas tij, ulja e akcizave të derivateve të naftës dhe ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar kanë dhënë efektin më të mirë, andaj kjo masë do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme.

“Prandaj ne vendosëm që edhe për dy javët e ardhshme të mbetet 10 për qind, me çka do të kemi sërish ulje të çmimit të benzinës, ndërsa siç e shihni, efektet janë këto për të cilat fola më herët. Ne jemi vendi i tretë në Evropë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Këtë nuk e them unë, por e thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar, në përputhje me analizën e bërë më 15 prill të këtij viti. Nga ajo që mundet të shihni nga një grup autorësh të njohur, i cili praktikisht bën analizën e çmimeve të benzinës dhe naftës në rajon, ne kemi bindshëm çmimet më të ulëta të naftës dhe benzinës.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.

Ndërkohë, kryeministri Mickoski tha se mbetet në fuqi edhe masa e dakorduar mes Qeverisë dhe Oktës për uljen e çmimit të benzinës për 2 denarë dhe të naftës për 3 denarë deri në fund të muajit prill.

Përveç kësaj ai pret që KRRE-ja të hënën të merr vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës për rreth 1,5 denarë. Paralelisht me këto masa, tha ai, po punohet edhe për forcimin e ekonomisë vendore.

“Paralelisht me këto masa, po punojmë edhe në forcimin e ekonomisë vendase, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e kushteve për rritje dhe zhvillim afatgjatë. Do të vazhdojmë ta ndjekim me kujdes situatën dhe të reagojmë në mënyrë të përshtatshme. Qasja jonë mbetet e njëjtë. Pa eufori, por me strategji të qartë, me fakte dhe me rezultate konkrete, sepse në fund obligimi ynë është që të sigurojmë stabilitet, siguri dhe një jetë më të mirë për qytetarët.”, u shpreh Mickoski.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Ndërtimi i deponive rajonale vazhdon të zvarritet

Следно

Неочекувано Барса ќе добие 11 милиони евра?!

Latest from Blog

Министерство за енергетика: Тврдењата на Филипче се неточни, гасификацијата продолжува

Тврдењата на Венко Филипче, на денешната прес-конференција, се неточни дека државата ја напушта гасификацијата и новите правци на снабдување. Интерконекторот со Грција се гради со обезбедено финансирање, се подготвува поврзувањето со Србија,

Промет од 11,6 милиони денари на Македонската берза

Изготвен од Илирика Инвестментс АД Скопје врз основа на официјални податоци од Македонска берза. Тргувањето на Македонската берза на 28.10.2026 заврши со раст на индексот МБИ10, кој изнесуваше 8.894,95 поени. Во однос

Европа вложува милијарди во критични минерали: каква шанса има Македонија?

Европската Унија ја забрзува потрагата по сопствени извори на критични минерални суровини, а новите инвестиции во Финска, Шведска и Германија покажуваат колку капитал е потребен за развој на современото рударство. Проект за

Божиновска: Младите инженери имаат знаење и идеи за одржлива енергетска иднина

Инвестицијата во знаење и млади инженери е подеднакво важна како и инвестицијата во енергетската инфраструктура, порача министерката за енергетика, рударство и минерални суровини, Сања Божиновска, на Четиринаесеттата студентска конференција за енергетска ефикасност

Николоски: Инфраструктурните проекти создаваат подобри услови за странски инвестиции

Ја реализираме абициозната агенда што ја имаме во делот на инфраструктурниот развој на државата. Градиме нови автопати и железницица и со тоа правиме конкуретни услови за влез на нови инвеститори, но се
Go toTop