Ndërtimi i deponive rajonale vazhdon të zvarritet

April 19, 2026
2 mins read

Prej vitesh zvarritet ndërtimi i deponive rajonale, të cilat duhet ta zgjidhin problemin e pikave të egra të grumbullimit të mbeturinave, jashtë standardeve në gjithë vendin. I tillë është rasti me deponinë rajonale pranë Novacit të Manastirit, ku komunat nga rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor duhet të çojnë mbeturinat e tyre.

Nga Ministria e Mjedisit fillimisht premtuan se ndërtimi do të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2025, e më pas në gjysmën e dytë të vitit 2026.

“Po punojmë në përgatitjen e dokumentacionit për shpalljen e tenderit për zgjedhjen e operatorit ekonomik, i cili do të fillojë ndërtimin e deponisë rajonale fillimisht në Novaci dhe në Rusino, si dhe e treta që do të jetë në rajonin e Vardarit. Punët po ecin sipas planit dhe shpresojmë që në vitin 2026 ta shpallim dhe të zgjedhim operatorin ekonomik, dhe më në fund ky vit të jetë “kthesë e gjelbër”, duke filluar ndërtimin e këtyre qendrave rajonale në territorin tonë”, deklaroi Muhamed Hoxha – Ministër i Mjedisit.

Se kur do të fillojë ndërtimi i deponive rajonale në Novaci dhe Rusino, Hoxha thotë se gjithçka do të varet nga dokumentacioni që po përgatitet dhe nga thirrja që do të shpallet. Ndërkohë, aktivistët alarmojnë se në deponinë e Bukovës, ku Ohri i çon mbeturinat, nuk ka më hapësirë për sasi të reja të mbeturinave.

“Bukova vazhdimisht tymos. Kjo nuk është asgjë e re. Deponia e Bukovës është më e vjetër se 5 dekada dhe aty grumbullohen mbeturina në mënyrë të pakontrolluar. Është deponi e tejmbushur, me rrezik të lartë dhe me vite bëhen thirrje që të mbyllet. Është lokacion i përzgjedhur fatkeqësisht dhe kur them e tejmbushur, do të thotë se nuk ka më hapësirë për hedhjen e mbeturinave ndërsa duhet të përdoret edhe 2-3 vitet e ardhshme, nëse në rastin më të mirë deponia rajonale ndërtohet brenda 2-3 viteve”, tha Dragana Karashova – nisma qytetare “Lamtumirë Bukovë”.

Ndryshe, Bukova është e renditur si deponi me rrezik të lartë. Një deponi e madhe e joligjore, me përmasa sa tre fusha futbolli, ndodhet edhe në hyrje të Strugës. Fillimi i ndërtimit të deponisë rajonale për komunat e rajonit Jugperëndimor dhe atij të Pellagonisë, pranë Novacit të Manastirit, do të shtyhet deri në gjysmën e dytë të vitit 2026. Këtë për Alsat e konfirmuan edhe nga Ministria e Mjedisit. Fillimisht, kishin thënë se ndërtimi do të fillonte në gjysmën e dytë të vitit 2025. Këtë vit premtohet se do të nisë edhe ndërtimi i deponisë në Rusino.

Burimi: botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Коњановски: Танцот е јазик што ги брише поделбите меѓу младите

Следно

Mickoski: Sipas FMN-së, qeveria ka reaguar me masa anti-krizë në momentin e duhur

Latest from Blog

Доаѓа нов бран на зголемување на цените: Храната и основните продукти први ќе бидат погодени

Поради повторното затворање на Ормутскиот теснец и зголемувањето на цените на енергијата, потрошувачките цени во Франција продолжуваат да растат. Според податоците од UFC Que Choisir, во наредните недели се очекува зголемување на

Неочекувано Барса ќе добие 11 милиони евра?!

ФОТО: FC Barselona/X Барселона би можела да добие неочекувана финансиска инјекција од француската Лига 1, а таа се поврзува со заборавениот Ансу Фати. Шпанецот моментално е на позајмица во Монако од Барселона

Коњановски: Танцот е јазик што ги брише поделбите меѓу младите

Денеска беше завршницата на јавниот конкурс за меѓуучилишен танцов предизвик што го организираше Општина Битола во соработка со Здружението за развој на ромската заедница „Сумнал“ од Битола, а кој се реализира во

Белата куќа: Венс сепак патува во Пакистан на нова рунда преговори за Иран

Соопштението дојде откако претседателот Доналд Трамп изјави дека потпретседателот нема да присуствува на разговорите, што предизвика неизвесност околу составот на американската делегација, објави CNN. Контрадикторни пораки од Белата куќа Имено, претседателот Трамп
Go toTop