Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

April 16, 2026
1 min read

Nga Komuna e Çairit kanë dalë me sqarim rreth punësimit të ish-kandidatit për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, i sili në “Open Finance”, figuron se merr pagë mujore prej rreth 1,000 euro nga Komuna e Çairit.

Komuna e Çairit deklaron se të gjitha angazhimet dhe pagesat bëhen në përputhje me ligjin dhe janë të dokumentuara e të verifikueshme. Nga komuna hedhin poshtë pretendimet për parregullsi.

“Komuna e Çairit informon opinionin publik se të gjitha angazhimet realizohen mbi bazën e procedurave të qarta ligjore, kontratave dhe shërbimeve konkrete të kryera. Çdo person i angazhuar ka detyrime të përcaktuara, ndërsa çdo pagesë është e evidentuar, e dokumentuar dhe plotësisht e verifikueshme. Komuna nuk praktikon dhe nuk do të lejojë angazhime fiktive apo pagesa pa bazë reale.

Në përpjekje për të devijuar vëmendjen nga thelbi, po plasohen konstrukte politike që nuk kanë asnjë lidhje me faktet. Në vend që të shtrohet çështja nëse dikush është banor i caktuar, thelbi është nëse puna është kryer dhe në këtë rast ajo është qartësisht e dokumentuar dhe e konfirmuar.

Është ironike që pikërisht ata që për vite me radhë nuk vendosën standarde të transparencës, sot përpiqen të mbajnë leksione për llogaridhënie. Dallimi sot është i qartë: çdo proces është i hapur, i verifikueshëm dhe i nënshtrohet shqyrtimit publik. Komuna e Çairit mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj parimeve të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe menaxhimit profesional.

Nëse ekziston çfarëdo dyshimi për keqpërdorim, ne jemi të parët që do të kërkojmë zbardhje të plotë dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Komunës.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Стопанска банка Скопје (STB), Комерцијална банка Скопје (KMB) и Алкалоид Скопје (ALK) со најголем промет, МБИ10 се намали на 9.928,02 поени (-0,31%)

Следно

Проданоски: Новата инфраструктура ќе ја зајакне економијата во Пелагонија

Latest from Blog

АфД УБЕДЛИВО ВОДИ ВО НОВАТА АНКЕТА – Крајната десница станува сè посилна во Германија

Германската крајно десничарска партија Алтернатива за Германија (AfD) достигна нов максимум во потенцијалната поддршка од гласачите, според истражувањето на INSA објавено денес. Според анкетата, 35 проценти од испитаниците рекле дека можат да

Сулејмани: Со новиот закон за правична застапеност ги спречуваме злоупотребите – следуваат санкции за лажно етничко изјаснување

Заменикот министер за образование од коалицијата ВРЕДИ, Дритон Сулејмани, во гостувањето на емисијата „Топ Тема“ на Телма, најави дека новото законско решение за соодветна и правична застапеност конечно ќе стави крај на

Нова ликвидација во близина на Москва: Убиен уште еден руски генерал? (ВИДЕО)

Руските власти сè уште официјално не го објавија идентитетот на жртвата. Според каналот на Телеграм, Шот, мажот е 62-годишен, додека некои други извори одат чекор понатаму и шпекулираат дека жртвата е дури
Go toTop