Demaku: Nuk kemi ndërhyrë në drejtësi, kemi bërë ligj për të bërë drejtësi

October 8, 2026
2 mins read

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Fadil Demaku, ka thënë në RTK Prime se ndryshimet e miratuara në ligjin për Dhomat e Specializuara nuk përbëjnë ndërhyrje në proceset gjyqësore, por rregullim të kornizës ligjore.

Duke komentuar reagimet e Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Gjermane pas miratimit të ligjit në lexim të dytë, Demaku tha se ato janë të pritshme, ndërsa theksoi se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të miratojë dhe ndryshojë ligje.

“Ne kemi të bëjmë me ligjin, domethënë që e rregullon punën se si të funksionojnë këto institucione. Kjo është në fushën tonë, na përket neve, sepse ne i bëjmë ligjet”, tha Demaku.

Sipas tij, ndryshimet e miratuara synojnë të saktësojnë kornizën për të cilën është votuar themelimi i Dhomave të Specializuara.

“Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje, kemi të bëjmë me rregullim”, tha ai, duke shtuar se ndërhyrja do të ishte ndikimi brenda një procesi të caktuar gjyqësor.

Demaku tha gjithashtu se Dhoma Kushtetuese e Dhomave të Specializuara nuk është mekanizëm për të kontrolluar apo ndaluar Kuvendin e Kosovës në miratimin e ligjeve. “Ajo dhomë nuk është për ta kontrolluar ose për ta dirigjuar apo për ta ndaluar Parlamentin e Kosovës që të bëjë ligje apo ndryshime ligjore”, deklaroi ai.

Lidhur me presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, Demaku tha se pret që ajo ta dekretojë ligjin e miratuar nga Kuvendi. “Unë konsideroj që ajo është edhe një nxënëse kushtetuese. Unë kam respekt jashtëzakonisht të madh për presidenten”, tha Demaku.

Ai tha se pret që institucionet e vendit të bashkohen rreth zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Të gjitha institucionet e vendit, por edhe pjesa tjetër intelektuale që kemi në vend, të gjithë energjinë e tyre krijuese, profesionale duhet ta delegojnë në drejtim që ligji të zbatohet dhe të jetë në funksion të mbrojtjes së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Demaku.

Në fund, Demaku theksoi se, sipas tij, ndryshimet ligjore nuk synojnë ndërhyrjen në drejtësi. “Ne nuk jemi duke ndërhyrë në drejtësi, po ne jemi duke bërë ligj për të bërë drejtësi të vërtetë”, përfundoi ai.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Мбапе размислува за заминување од Мадрид, Ливерпул веќе започнал преговори со неговата мајка?!

Следно

(Видео) ТРАГЕДИЈА ВО ИСТАНБУЛ – Се урна дел од зграда, спасувачки екипи на теренот

Latest from Blog

(Видео) ТРАГЕДИЈА ВО ИСТАНБУЛ – Се урна дел од зграда, спасувачки екипи на теренот

Рано утрово околу 5:40 часот се урнаа првите три ката од седумкатна станбено-деловна зграда во истанбулската населба Малтепе, предизвикувајќи масовна спасувачка акција и голема загриженост откако под урнатините се трага по преживеани.

(Видео) ТРАГЕДИЈА ВО ИСТАНБУЛ – Се урна дел од зграда, спасувачки екипи на теренот

Рано утрово околу 5:40 часот се урнаа првите три ката од седумкатна станбено-деловна зграда во истанбулската населба Малтепе, предизвикувајќи масовна спасувачка акција и голема загриженост откако под урнатините се трага по преживеани.

Мбапе размислува за заминување од Мадрид, Ливерпул веќе започнал преговори со неговата мајка?!

Односите меѓу Килијан Мбапе и Реал Мадрид сериозно се влошиле во последните денови, а според информациите на шпанските медиуми, францускиот напаѓач веќе донел одлука да го напушти клубот во летото 2027 година.

Касиљас го „предаде“ Роналдо и ги разочара фановите на Реал Мадрид

Икер Касиљас повторно се најде во фокусот на вниманието, но овојпат не поради нешто поврзано со Реал Мадрид на теренот. Легендарниот голман на Кралскиот клуб предизвика бројни реакции меѓу навивачите со објава

Иран мобилизира жени во војска- учат да користат калашников, РПГ и снајпер (ВИДЕО)

Снимките и фотографиите објавени од иранските медиуми покажуваат жени, некои во униформа, како учат да ракуваат со автоматски пушки во центри за обука на отворено во Техеран, објавува британски „Телеграф“. Организаторите велат
Go toTop