Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales

October 10, 2026
2 mins read

Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara që synon të ndryshojë kornizën ligjore të këtij institucioni. Këto ndryshime, që erdhën pas dënimit me 81 vjet burgim për katër ish-krerët e UÇK’së në Hagë, prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara.

Derisa ende nuk dihet se çfarë efekti do të prodhojë në terren ky ligj i ndryshuar dhe nëse do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, një koment të shkurtër e dha profesori i John Hopkins, Daniel Serwer, në një përgjigje për median.

Bashkimi Europian në reagimin për miratimin e ndryshimit të ligjit, tha se ligji “bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”.

Këtu një rekomandim ka Serwer për Unionin.

“BE-ja duhet të shqyrtojë nëse dispozitat e këtij legjislacioni janë të mjaftueshme për përmbushjen e qëllimit kryesor të Gjykatës: vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohet se kanë kryer krimet e përmendura në raportin e [Dick] Martyt”.

I pyetur nëse ky ligj do të paraqesë pengesë për rrugën e Kosovës drejt BE’së, Serwer tha: “Është në dorën e BE-së të vendosë për kriteret e anëtarësimit, jo në dorën time apo të Kosovës. Përgjigjen duhet ta japë Brukseli”.

“Mendimi im është se legjislacioni i Kosovës synon ta sjellë Gjykatën Speciale më në përputhje me atë që përgjithësisht kuptohej se do të ishte mandati i saj kur u krijua. Problemi, natyrisht, është se Kosova nuk ka asnjë mënyrë për ta zbatuar këtë legjislacion”, shtoi ai.

Miratimi i Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës i parapriu edhe një zhvillimi tejet të rëndësishëm për vendin: Zgjedhjen e Presidentes së re dhe shmangien e zgjedhjeve të reja në gati dy vjet bllokadë institucionale të vendit.

Daljen nga ky ngërç e pa si pozitive profesori amerikan.

“Mendoj se është gjë e mirë që kompromisi ka çuar në zgjedhjen e një presidenteje me kualifikime të larta”.

Në një përgjigje për median të para tri ditëve, BE-ja potencoi mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor dhe theksoi se ky institucion u themelua nga Kuvendi i Kosovës që funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale. I bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe përkushtimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, kishte thënë BE.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Трамп бесен, носи радикална одлука: „Ќе ги парализираме“

Следно

Промет од 30,68 милиони денари на Македонската берза, Комерцијална банка најтргувана

Latest from Blog

Тоневски: Пробиштип продолжува со вложувања во комуналната инфраструктура

Во населбата Драч во селото Ратавица се изведуваат градежни работи за изградба на два канализациски крака, информира градоначалникот на Општина Пробиштип, Тони Тоневски. Проектот се финансира со средства од Министерството за транспорт,

Божиновска: Македонија активно ги следи глобалните процеси за енергетска транзиција

Министерката за енергетика, рударство и минерални суровини, Сања Божиновска, ќе биде дел од државната делегација на Република Северна Македонија, предводена од претседателката Гордана Сиљановска-Давкова, која од 10 до 13 ноември 2026 година

Николоски: Го зајакнуваме стратешкото партнерство со Обединетото Кралство

Заменик  претседателот на Владата, Александар Николоски денеска оствари работна средба со новоименуваната амбасадорка на Обединетото Кралство, Маја Сивањанам. Во фокусот на средбата беше стратешкото партнерство меѓу Македонија и Обединетото Кралство, унапредување на

По примерот на ЕУ и Велика Британија, дали Македонија ќе отвори пат за стратешки рударски проекти?

Велика Британија треба да го следи примерот на Европската Унија и да воведе модел за означување и поддршка на стратешки рударски проекти, оценува парламентарната Комисија за бизнис, иновации, наука и трговија. Во

ВЛЕН: Владината коалиција е стабилна, продолжуваме со исполнување на ветувањата

Централното претседателство на ВЛЕН одржа редовна седница на која беа разгледани актуелните политички случувања и беа потврдени приоритетите на коалицијата за претстојниот период. Од ВЛЕН порачуваат дека остануваат посветени на реализацијата на
Go toTop