Qeveria e vazhdoi masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 4 maj

April 18, 2026
1 min read

Qeveria, në mbledhjen e sotme, duke shqyrtuar gjendjen aktuale ekonomike dhe ndikimin e luhatjeve globale të çmimeve mbi tregun e brendshëm, mori vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës, me vlefshmëri deri më 04 maj.

Me këtë vendim vazhdohet ulja e akcizës për dizelin prej 4 denarësh për litër, si dhe ulja e akcizës për benzinat pa plumb 95 dhe 98 oktan në prej 2 denarësh për litër. Kjo ndërhyrje ka efekt të drejtpërdrejtë fiskal dhe tregtar, i cili reflektohet në ulje të konsiderueshme të çmimeve me pakicë të karburanteve, duke zbutur presionin mbi shpenzimet e jetesës dhe duke amortizuar impulset inflacioniste.

Me vazhdimin e kësaj mase, Qeveria demonstron qartë një qasje proaktive dhe të përgjegjshme në menaxhimin e krizës, ku prioritet mbetet mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik.

Gjithashtu, duke pasur parasysh efektet stabilizuese të masave të deritanishme dhe lëvizjet aktuale të çmimeve, Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas këtij ndryshimi, norma preferenciale prej 10% do të vazhdojë të zbatohet për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18%.

Kjo masë paraqet një qasje të balancuar me kujdes ndërmjet nevojës për mbështetje të targetuar për qytetarët dhe sigurimit të qëndrueshmërisë fiskale, ku Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar për monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe ndërmarrje në kohë të politikave të adekuate ekonomike.

Sipas llogaritjeve tona, presim që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë vendim me të cilin do të realizohet një ulje shtesë e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për rreth 1,5 denarë për litër. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për naftën dhe 2 denarësh për litër për benzinat. Me këtë arrihet një efekt kumulativ i uljes së çmimeve, i cili reflektohet drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve të transportit dhe në zbutjen e presioneve inflacioniste mbi ekonominë.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Qeveria e vazhdoi masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 4 maj

Следно

Каде исчезна Златан Ибрахимовиќ, се прашуваат фановите во Италија

Latest from Blog

Албанците од Општина Бутел му даваат трипати поголема поддршка на градоначалникот Костовски отколку на поранешниот градоначалник од СДСМ во 2023 година

Анкета спроведена меѓу 1.100 граѓани на Општина Бутел покажува значителна промена во перцепцијата на граѓаните Албанци кон актуелниот градоначалник Дарко Костовски. Според резултатите, од 228 анкетирани Албанци, 44,7% позитивно или делумно позитивно

Дефанзивецот на Наполи ќе паузира околу три месеци

Дефанзивецот на Наполи, Алесандро Бонџорно ќе паузира околу три месеци, откако му беше направена операцијата на лигаментот на десното колено. Тоа значи дека тој ќе ги пропушти првите десетина мечеви од шампионатот

Спречен е обид за атентат врз Трамп- уапсен е тиктокер, ФБИ со вознемирувачки детали (ВИДЕО)

44-годишен маж од Тенеси е обвинет за објавување бројни насилни закани на интернет, ветувајќи дека ќе ги убие американскиот претседател Доналд Трамп, директорот на ФБИ, Кеш Пател и неколку локални функционери, предупредувајќи

Изјава на претседателката Сиљановска-Давкова по средбата со претседателката на Република Индија, Друпади Мурму

Во рамки на официјалната посета на индиската претседателка, денеска беше одржана заедничка прес-конференција на претседателката Гордана Сиљановска-Давкова и претседателката Друпади Мурму. Во продолжение е интегралната изјава на претседателката Сиљановска-Давкова. Почитувана госпоѓо претседателка,

Над 13 милиони денари промет на Македонската берза, МБИ10 со благ раст

Изготвен од Илирика Инвестментс АД Скопје врз основа на официјални податоци од Македонска берза. Тргувањето на Македонската берза на 21.07.2026 заврши со благ пораст на индексот МБИ10, кој изнесуваше 9.426,80 поени. Во
Go toTop