“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u mbrojt dhe u konfirmua detyrimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet e produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe, është dëshmi e qartë se e vërteta është në anën tonë”, këtë e ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti.
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, Mexhiti gjithashtu ka theksuar se shqiptarët janë popull konstituiv në shtet dhe se gjuha shqipe është realitet që, sipas tij, askush nuk mund ta kufizoj.
Sipas Mexhitit angazhimi institucional për avancimin e të drejtave të shqiptarëve do të vazhdojë me përkushtim dhe qetësi, me synimin për një shoqëri të barabartë dhe me vizion të qartë përpara.


