MPB Maqedoni njofton se sot (06.03.2026) në orën 00:40 në zonën e Kisella Vodës, oficerët e policisë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.S. (55) nga Shkupi nën dyshimin se kishte qëlluar me armë drejt gruas së tij 48-vjeçare, kishte kërcënuar tre vajzat e tyre të moshës 26, 24 dhe 18 vjeç dhe kishte sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.
“Sipas raportit, më 01.03.2026, pas një grindjeje të mëparshme në shtëpi, ai kishte qëlluar me armë, ndërsa plumbi kishte përfunduar në dritare, pas së cilës kishte shkuar te vajzat 24-vjeçare dhe 18-vjeçare, i kishte kërcënuar ato dhe kishte sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.
Siç raportohet, ai e përsëriti sjelljen e dhunshme rreth orës 22:30 të datës 05.03.2026, gjatë së cilës ai përsëri e kishte kërcënuar gruan e tij me një armë, por u pengua ta përdorte atë nga vajzat e tij”.
“B.S. po mbahet në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.


