Emrat e rrugëve në Tetovë nën shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese

March 9, 2026
1 min read

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut po trajton çështjen e emërimit të rrugëve me emrat e patriotëve dhe intelektualëve të historisë shqiptare. Ankesa ndaj Komunës së Tetovës është bërë nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë së Veriut.

Lëndë kundër emërtimit të rrugëve, i cili u bë në vitin 2007 në Tetovë, është hapur nga kjo organizatë.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvillimet e fundit të gjykatës për emrat e rrugëve i quan përpjekje për të defokusuar opinionin.

“Gjykata Kushtetuese e ka hallin e vet që ta përmbyll një lëndë që është hapur shumë herët, por pse është ky moment, ndoshta është për ta çorientuar opinionin nga ai proces real që ndodh që Tetova përfundimisht të ketë emra të rrugëve, ashtu siç meriton një qytet modern”, thotë Kasami.

Profesori universitar, Mersim Maksuti, vlerëson se Gjykata Kushtetuese nuk e ka të lehtë të shfuqizojë aktin e këshillit komunal të Tetovës, i cili ka emërtuar disa rrugë me emra kryesisht të historisë shqiptare, por edhe të asaj maqedonase.

“Vet fakti se 19 vite, kjo çështje nuk është kontestuar krijon një pritje legjitime, ka krijuar një stabilitet institucional. Këto emra janë pranuar nga vet administrata, që nuk është çështje e lehtë. Anulimi i këtyre emrave krijon një kaos të vërtetë, gjithë adresat do të ndryshohen – adresat në dokumentet personale, ato pronësore dhe juridike”, thotë Maksuti.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese nuk ka arsye për shfuqizim, pasi ndryshimi i këtyre emrave u bë me konsensusin e këshilltarëve komunalë.

“Këshilli komunal i Tetovës mori vendim për ndryshim të emrave, vetëm se ligji për ndryshimin e emrave parashihte miratim edhe nga ana e Qeverisë, gjë që Qeveria nuk e bëri dhe nuk e kundërshtoi në aspektin formal, madje 19 vite e ka lënë ashtu të heshtur në mosveprim. Ky është argumenti me të cilin duhet të shërbehet Gjykata Kushtetuese”, shton Maksuti.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka formuar një Komision të posaçëm, i cili do të bëjë emërtimin e rrugëve të qytetit konform përfaqësimit etnik dhe ligjit të Maqedonisë së Veriut.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Кој е Моџтаба Хамнеи, новиот врховен лидер на Иран? Со години живеел „под радарот“

Следно

Николоски во работна посета во Вашингтон, обраќање во Светска банка и високи средби во Стејт Департментот

Latest from Blog

Февруари со надолен тренд на цените на мало

Според најновите податоци на Државниот завод за статистика, цените на мало во февруари 2026 година се намалени во споредба со јануари. Индексот на цените на мало изнесува 99,7, што значи пад од

Вработена од ДЗС Кочани: За Пулс не сум добила никаква документација, подрачното одделение Кочани нема инспектор за заштита и спасување

Во подрачното одделение на Дирекцијата за заштита и спасување во Кочани не е примена документација во врска со дискотеката „Пулс“, сведочеше вработена во ова подрачно одделение. На денешното судење за пожарот во
Go toTop