Detaje të forta nga zjarri, Karamuço: Bashkia e Kamzës çoi shkallaren, uji u mbush në Paskuqan

April 15, 2026
1 min read

Profesori i kriminalistikës Ervn Karamuco tha se mënyra se si u menaxhua situata me pallatin e djegur sot në Tiranë tregon mungesën e logjistikës nga bashkia e Tiranës me mjetet e nevojshme në situata të tilla.

Sipas tij zjarrfikësja e bashkisë Tiranë nuk ka shkallë që shkojnë më shumë se 5 kate dhe ditën e sotme është thirrur në ndihmë zjarrfikësja e Kamzës që e disponon një mjet të tillë të nevojshëm në kushtet kur Tirana është e mbushur me ndërtesa shumëkatëshe.

“Ka ndodhur e njëjta gjë që ndodhi në Astir, e njëjta veshje dhe i njëjti tipologji pallati që rrezikoi jetën e banorëve. Këtu problemi nuk është çfarë e ka shkaktuar, shkëndijë elektrike është zakonisht. Problemi është si menaxhohen këto situata, këto situata janë për turp. Kanë qeshur ekspertët kur kanë parë në qiejt e Tiranës një helikopter me një kovë ujë që do shuante paretet anësore të një pallati.

Zjarrfikëset kanë shkallë deri në 5 kate, dhe çdo gjë tjetër mbi pesë kate digjet, bëhet shkrumb.

Dhe telefonata e parë ka qenë me bashkinë e Kamzës që jep pallate deri në 9 kate dhe ka shkallë deri në 9 kate, dhe i thanë hajde se po më digjen fëmijët brenda.

Bashkia Kamëz ka dërguar edhe shkallët 9-katëshe dhe ujin nga Liqeni i Paskuqanit.

Ja kështu menaxhohet situata në Tiranë. Bashkia e Tiranës të shkojë të blejë dronë që janë 35 mijë euro, 40 mijë euro dronët kinezë që i ka gjithë Evropa, që ngjiten deri në 60 kate dhe çojnë tubacionin me ujë që shuajnë flakët, se ndryshe do të digjej populli brenda”, tha Karamuço.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Çdo vit 600 deri në 700 pacientë me kancer në mushkëri, alarmoi Dr. Xhikovski

Следно

Флик: Горд сум на мојот тим! Немавме среќа!

Latest from Blog

Индонезија добива прв носач на авиони: Поранешниот италијански „Џузепе Гарибалди“ плови кон новиот сопственик

По формалното предавање, на бродот ќе му биде дадено индонезиското знаме и новото име „КРИ Гаџа Мада“. Се очекува патувањето до Индонезија да трае повеќе од 20 дена, преку Суецкиот канал и

Јувентус и Борусија (Д) во финална битка за Волтемаде

фото: Newcastle United (X) Јувентус е во преговори со Њукасл Јунајтед за ангажман на германскиот напаѓач Ник Волтемаде на позајмица. Според италијанските медиуми, клубовите разговараат за едногодишна позајмица со надомест од околу

Иран ги нападна американските воени бази во Јордан- Трамп се закани со одмазда

„Ќе ги погодиме силно. Ќе има одговор“, потврди Трамп во телефонски разговор со Треј Јингст од Фокс њуз. Тој истакна дека американските системи за воздушна одбрана ги пресретнале сите освен една од

Меси го објави своето повлекување од репрезентацијата на Аргентина

ФОТО:.facebook.com/AFASeleccionEN/ Лионел Меси објави дека ја завршува репрезентативната кариера и повеќе нема да игра за Аргентина. Капитенот на „гаучосите“ одлуката ја соопшти преку емотивна порака на социјалните мрежи, по повеќе од 20
Go toTop