Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi”, njëherësh dhe organizatore e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” do të prezantohet me trupn e saj të parë dhe do të tentojë të rrëmbej zemrat e spektatorëve të cilët do të kenë mundësinë që të argëtohen nën tingujt e muzikës burimore shqiptare dhe valleve tradicionale.
Ansambli “Ibe Palikuqi” me datë 21 Korrik në ora 20:30 do të shpall të hapur edicionin e sivjet të “Mbrëmjeve Folklorike të Çarshisë” ku bashkë me mysafirët nga Bosnja e Hercegovina, Qiproja e Veriut, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Meksika do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Shkolla e kulturës shqiptare, Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi përmes pjesëmarrjeve të shumta nëpër festivale të ndryshme në mbarë botën po vazhdon të mbetet “ambasador” i shkëlqyer i kulturës dhe traditës shqiptare në Maqedoni të Veriut.