Visar Memeti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke rikujtuar se kjo festë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Memeti ka thënë se, pavarësisht ndalimit, festa e 28 Nëntorit nuk mund të ndalohet në zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!
Një festë që në Luginën e Preshevës, për fat të keq, vazhdon të jetë e ndaluar, por që nuk mund të ndalohet kurrë në zemrat dhe shpirtin tonë.
Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Memeti.
Burimi: botasot


