Numri i policëve shqiptarë në Luginë gjithnjë e më i vogël

October 11, 2026
2 mins read

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Luginën e Preshevës, përfaqësimi i shqiptarëve në Policinë e Serbisë vazhdon të mbetet një çështje e hapur. Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, numri i policëve shqiptarë është zvogëluar ndër vite, ndërsa një pjesë e atyre që janë ende në shërbim i janë afruar moshës së pensionimit.

“Nga viti 2016 e deri sot nuk ka asnjë. E tash, në këto 25 vjet sa kanë punuar ata njerëz, një pjesë e tyre është larguar, ka shkuar në perëndim, një pjesë janë larguar nga puna dhe një pjesë e cila është punësuar atëherë në një moshë pak më të shtyrë, tashmë kanë arritur para pensionimit. Pra numri i shqiptarëve po bie në mënyrë drastike dhe në 4-5 vitet e ardhshme do të vijmë në situatë çfarë e kemi pasur para luftës këtu te ne”, tha për RTK-në, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës thonë se problemi nuk qëndron vetëm te largimi gradual i gjeneratës së parë të policëve, por te mungesa e rekrutimeve të reja.

“Shqiptarët në mënyrë masovike pas marrëveshjes së Konçulit janë integruar në policinë multietnike. Prej asaj kohe, domethënë prej kush e di sa viteve, nuk kemi shqiptarë në nivel të përfaqësimit të popullsisë që jetojnë në këtë rajon. Imagjinojeni, polici i fundit që është nxjerrë nga akademia është në vitin 2016”, tha Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, thotë se nga ministri i Brendshëm i Serbisë ka marrë zotime se edhe shqiptarët do të përfshihen në procesin e rekrutimit.

“Ne rrezikojmë që për 7-8 vite të gjithë ata policë të shkojnë në pension dhe të mbesim pa policë shqiptarë. Deri tash nuk kanë pranuar. Kemi parë një angazhim të shtuar të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ku kanë qenë edhe në një takim këtu te unë e pastaj kanë mbajtur edhe një tubim me të rinj të interesuar për t’u bërë policë. Unë e shoh këtë herë një seriozitet më të madh dhe e shoh që ka pasur interesim edhe të rinjtë të cilët më tepër kanë aplikuar këtë herë, për shkak se e kanë pasur të humbur edhe shpresën sepse kur aplikon 10 herë e nuk pranohesh për arsyetime janë krejtësisht banale, shpresa humb”, tha Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit.

Policia multietnike në jug të Serbisë u krijua në kuadër të procesit të vendosjes së paqes pas luftës në  vitin 2001. Marrëveshjet dhe procesi i integrimit parashihnin përfshirjen e komuniteteve lokale në strukturat e sigurisë.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Милан освои само бод на гости кај Сасуоло

Следно

ТРАМП ПРОГЛАСИ ПРИМИРЈЕ. Зеленски е изненаден: Армијата доби наредба

Latest from Blog

ТРАМП ПРОГЛАСИ ПРИМИРЈЕ. Зеленски е изненаден: Армијата доби наредба

Американскиот претседател Доналд Трамп одеднаш објави дека „„енергетското примирје“ меѓу Русија и Украина ќе стапи на сила веднаш“. „Двете страни се согласија. Не го кршете! Ви благодарам за вниманието. Претседателе ДОНАЛД Џ.

Милан освои само бод на гости кај Сасуоло

Милан не успеа да стигне до победа на гостувањето кај Сасуоло, ремизирајќи 1-1 во натпреварот од шестото коло во Серија А. Росонерите први поведоа во второто полувреме, но домаќините брзо возвратија и
Go toTop