Voziti 178 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Gostivari

April 20, 2026
1 min read

Me automjet ,,gjurmues” sanksionohet shoferi i cili ka drejtuar me shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, automjeti është konfiskuar
MPB Maqedoni njofton se dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit me ndihmën e automjetit special “gjurmues” të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 kilometrash në orë, jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

“Automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parapara me ligj, në përputhje me dispozitat e nenit 297-a dhe 300-b të Kodit Penal”.

“Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e kundërvajtësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion”, thonë nga MPB.

“Drejtimi i automjeteve me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh përfundojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Коњановски: Во Битола се гради модерна противпожарна станица што ќе го покрие целиот регион

Следно

Бучим со поддршка за едукативната иницијатива „ Ecologically Speaking“ за зајакнување на еколошката свест кај младите

Latest from Blog

Трамп го повика Путин на Флорида

Рубио ги даде овие забелешки по средбата со рускиот министер за надворешни работи Сергеј Лавров на маргините на Генералното собрание на ОН во Њујорк. „За да се решат проблемите, мора да се

Арсенал тргнува по германски репрезентативец од Премиер лигата

Арсенал сериозно го разгледува Кевин Шаде како потенцијално засилување, а Топчиите би можеле да направат конкретен чекор за германскиот репрезентативец уште во јануарскиот преоден рок. Според информациите, крилниот напаѓач на Брентфорд е

Руски воен хеликоптер навлезе во полскиот воздушен простор, подигнати се борбени авиони

Полска подигна борбени авиони како одговор на инцидентот, додека копнените сили и системите за противвоздушна одбрана останаа во состојба на готовност. Нарушувањето на воздушниот простор се случи во 11:08 часот северно од
Go toTop