Dimitrieska-Koçoska takohet me zëvendësdrejtorin e FMN-së, konfirmohet angazhimi për reforma dhe politikë fiskale që sjell stabilitet

April 19, 2026
2 mins read

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së në Uashington, u takua me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li.

Në takim u vu në dukje dhe u përgëzua angazhimi i Qeverisë për konsolidim të mëtejshëm fiskal dhe ulje të deficitit buxhetor në periudhë afatmesme nën 3%.

“Qeveria dhe Ministria e Financave mbeten të përkushtuara fuqimisht në përcaktimin për konsolidimin gradual fiskal dhe mbështetjen e njëkohshme për rritjen ekonomike përmes vlerës së lartë të shpenzimeve kapitale në buxhet. Përparësi kryesore është ruajtja e stabilitetit në financat publike, veçanërisht duke marrë parasysh zhvillimet ndërkombëtare dhe sfidat që rezultojnë, veçanërisht për ekonomitë e vogla dhe të hapura siç është kjo e jona”, tha ministrja.

Ajo theksoi se përveç përpjekjeve për konsolidimin fiskal, po punohet edhe për masat për ta ruajtur dhe përforcuar aktivitetin ekonomik, i cili pati trend pozitiv në gjysmën e dytë të vitit 2024 dhe gjatë gjithë vitit 2025, me norma rritjeje rreth dhe mbi 3%.Në këtë takim u theksua se zbatimi i konsolidimit fiskal është veçanërisht i rëndësishëm për krijimin e hapësirës në buxhet për reagimin e politikës fiskale në kohë krize. Gjithashtu u theksuan edhe masat që po zbatohen aktualisht për ta mbështetur ekonominë dhe qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve të energjensave si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ministrja theksoi se Qeveria ka qasje të kujdesshme dhe se po ndiqet situata, si dhe po ndërmerren masat e duhura për përballimin e sfidave.

Bashkëbiseduesit iu referuan gjithashtu edhe konstatimeve të raportit nga Misioni i FMN-së për nenin 4 që u realizua gjatë muajit të kaluar, të cilat u mirëpritën nga ana e tyre, me ç’rast referuan zbatimin e mëtejshëm të reformave në fushën e financave publike, për të cilat vendi ynë merr ekspertizë të rëndësishme nga FMN-ja.Gjithashtu, u mirëprit edhe krijimi i nismës së re për përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë për përforcimin e institucioneve, krijimin e politikave dhe zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.

Me këtë takim, ministrja e Financave me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, e përfundoi qëndrimin në Uashington, si pjesëmarrëse në Takimet Pranverore të FMN-së dhe BB-së, me ç’rast zhvilloi takime me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore, takime në Thesarin e SHBA-së, në Departamentin e Shtetit, si dhe takime me disa institucione financiare dhe korporata ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Проданоски присуствуваше на чествувањето на Томина Недела во Беровци

Следно

Рабио му донесе победа на Милан кај Верона!

Latest from Blog

Халанд донесе одлука за својата иднина

Фото: Ерлинг Халанд Х Ерлинг Халанд им кажал на своите претставници засега да ги стават на чекање сите разговори за можен трансфер. Норвешкиот напаѓач не сака да го напушти Манчестер Сити ова

Николоски: Македонија добива нови авионски линии и подобра поврзаност со Европа

Вицепремиерот и министер за транспорт Александар Николоски соопшти дека македонскиот авиосообраќај бележи значителен раст, истакнувајќи дека компанијата „Визер“ го поставува својот седми авион во базата на Меѓународниот аеродром Скопје. Според Николоски, ова

Проданоски: Кога е најпотребно, Прилеп знае да помогне

Градоначалникот на Општина Прилеп, Дејан Проданоски, упати повик до граѓаните, институциите и компаниите да се вклучат во хуманитарната акција за донирање флаширана вода за пиење за жителите на Гостивар, кои се соочуваат

САД започнаа нови напади врз Иран, Трамп предупредува на одмазда за смртта на војниците

Нападите – 10-та последователна ноќ  – доаѓаат откако американскиот претседател Доналд Трамп вети дека ќе го казни Иран за смртта на американските војници.трамп претходно изјави дека Иран бил погоден „многу силно“ претходната

Божиновска: Иднината на енергетиката е во паметните мрежи и складирањето на зелената енергија

Обновливите извори на енергија се иднината на енергетскиот сектор, но нивниот целосен потенцијал може да се искористи само со модерна инфраструктура, системи за складирање и паметно управување, порача министерката за енергетика, рударство
Go toTop