Pacientët me hemofili pa terapi, Ministria e Shëndetësisë premton furnizim të shpejtë

April 17, 2026
1 min read

Mungesa e terapisë është problem serioz, që po ua vështirëson jetën dhe po i mban të izoluar në shtëpi hemofilikët.

Ata përballen vazhdimisht me mungesë ilaçesh që ndalin gjakderdhjen edhe nga lëndimet më të vogla.

Kërkojnë nga autoritetet sigurimin e një terapie moderne me efekt më të gjatë.

Gjatë gjithë vitit 2025 kemi qenë me sasi të reduktuar mujore për kryerjen e të gjitha aktiviteteve jetësore; më të moshuarit, besoni, shumica janë në shtrat. Ata kanë dëmtime të mëdha në nyje, me dhimbje të padurueshme. Për shkak të mungesës së terapisë, në disa qytete njerëz që nuk mund t’i përballonin më këto probleme u kthyen te trajtimi i vjetër me krioprecipitat, i cili tashmë është i ndaluar të përdoret në mbarë botën.”, – deklaroi Cvetanka Naçevska nga Shoqata e Pacientëve me Hemofili.

Disa faktorë për mpiksjen e gjakut janë siguruar me donacion, por ende nuk kanë arritur te pacientët, të cilët janë të zhgënjyer nga mungesa e terapisë.

Ndërkohë, tenderi për furnizimin është drejt fundit dhe pritet që ilaçet të mbërrijnë brenda dy javësh, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

“Kjo është për shkak të pamundësisë ligjore që Instituti i Shëndetit Publik dhe MALMED të japin një mendim pozitiv që ilaçi t’u jepet pacientëve. Ilaçi është në vend. Po bëjmë përpjekje të gjejmë zgjidhje si ta vëmë në përdorim; në të kundërt do të duhet të kthehet.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në vend ka rreth 300 hemofilikë. Tek këta persona gjaku nuk mpikset normalisht, gjakderdhja zgjat më shumë dhe mund të jetë e rrezikshme edhe në rast të një lëndimi shumë të vogël.

Burimi: botasot.info

VERO marketi

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Низ Ормутскиот теснец помина првиот крузер од почетокот на војната

Следно

Интер го„скрши“ Каљари и ита кон титулата!

Latest from Blog

Продолжува во Тирана 29-тиот Семинар на Работна група на словенските малцинства во Европа во организација на ФУЕН и Македонско друштво “Илинден“-Тирана

Во Тирана продолжува 29-тиот Семинар на Работна група на словенските малцинства во Европа во организација на ФУЕН и Македонско друштво “Илинден“-Тирана. Претставници на словенските малцинства од 20 организаци со 40 преставници од

Последниот танц на легендите: Фудбалот каков што го знаеме се менува после Мундијалот

Светското првенство 2026 година нема да биде само уште еден турнир. Нема да биде само месец и половина исполнети со голови, изненадувања, солзи и славја, туку и последниот танц на легендите. Овој

Кина: Започнавме специјална поморска операција во близина на Тајван

 Овие две земји, имено, планираат да започнат преговори за поморските граници во таа област и подлабоко да ги поврзат своите одбранбени сили, објавува Блумберг. Кинеското Министерство за транспорт организираше „специјална операција за

Николоски: Охрид добива две нови авиолинии од Полска – Летовите од Вроцлав и Катовице наскоро стартуваат

Македонија добива две нови авиолинии кои ќе ја поврзат Полска со Охрид, со што се очекува дополнително зголемување на бројот на туристи и бизнис-патници во земјата. Вицепремиерот и министер за транспорт Александар
Go toTop