​VV do të mblidhet për të vendosur rreth hapave të mëtejmë për presidentin

October 6, 2026
2 mins read

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të mblidhet për të diskutuar nëse sot duhet të mbahet seanca për votimin e presidentit.

Teksa kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presidentit të vendit, në një konferencë për media kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje PDK-së që të zotohet se do të marrin pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që Vetëvendosja do të thërret një seancë të jashtëzakonshme për votim në lexim të dytë të ligjit për Specialen.

“Ne do të mbajmë edhe një mbledhje në subjektin tonë, do të shohim se çka është më së miri të bëjmë. Nuk besoj se duhet të flas unë, duhet të flasin të tjerët, a janë njëmend të vendosur që Kosovën të mos e lënë pa president, rendi logjik i hapave është që tash të kemi një përgjigje për këtë ofertën shtesë”, tha Kurti.

I pyetur edhe për protestën e mbajtur mbrëmë ku janë përdorur mjete piroteknike e gaz lotsjellës, Kurti tha se disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policorë për të parë nëse ka pasur sjellje të tepruar të ndonjë polici ndaj protestuesve.

“Unë deri pasmesnate kam qenë në Kuvend, asnjëherë nuk kam qenë diku tjetër. Nuk i di hollësitë e protestave. Nuk e di se cili është momenti kur policia ndërhyri, por e di që tashmë janë dërguar disa raste në inspektoratin policor për të parë nëse ka pasur ndonjë sjellje të tepruar të ndonjë polici”, tha Kurti.

Kurti përmendi se nuk ka komunikuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ai tha se LDK ia ka “borxh” gjashtë deputetë Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, raporton KosovaPress.

“Nuk kemi komunikuar me kryetarin e LDK-së, tash ai është e vërtetë që ka kryer punën, mirëpo kur ai ka negociuar me mua, ai ka negociuar në emër të 18 deputetëve, marrëveshje u bë në emër të tyre, dhe mandej ky 18 ra në 12 dhe na pamundësoi zgjedhjen e Bekim Sejdiut. Çdo situatë e ngjashme duhet të sigurohet që LDK, LVV ia ka borxh gjashtë deputetë. Unë do komunikoj përsëri me të”, tha Kurti. 

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Божиновска: Со Бугарија отвораме нови можности за енергетска соработка

Следно

Гувернерот на Калифорнија за изјавата на Трамп: Тој е пореметен

Latest from Blog

Божиновска: Со Бугарија отвораме нови можности за енергетска соработка

Министерката за енергетика, рударство и минерални суровини Сања Божиновска во Белград оствари билатерална средба со бугарската министерка за енергетика Ива Петрова, во рамки на Вториот министерски самит на Македонија, Бугарија, Грција и

6,2 милиони денари промет на берзата: Алкалоид и Комерцијална банка во фокусот

Изготвен од Илирика Инвестментс АД Скопје врз основа на официјални податоци од Македонска берза. Тргувањето на Македонската берза на 06.10.2026 заврши со раст на индексот МБИ10, кој изнесуваше 8.997,17 поени. Во однос

Коњановски: Просторниот план е важен за иднината на Битола и Пелагонискиот регион

Во Битола денеска се одржа регионална јавна расправа по Нацртот на Просторниот план на Република Македонија до 2040 година, со посебен акцент на Пелагонискиот плански регион. Јавната расправа се одржа во салата

ВЛЕН: 428 полицајци Албанци добија унапредување во МВР

Во изминатите две и пол години, во рамки на Министерството за внатрешни работи биле реализирани мерки насочени кон зголемување на застапеноста и унапредувањето на Албанците, нови вработувања и децентрализација на административните услуги,
Go toTop