Tetova do të pret 1025 nxënës në klasë të parë, 90 më shumë se vitin e kaluar

May 4, 2026
2 mins read

Në komunën e Tetovës pritet që 1025 nxënës të regjistrohen në shkollat fillore. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ky numër është rritur për rreth 90 nxënës, por mbetet për t’u parë se sa nga këta fëmijë ndodhen aktualisht në Maqedoni dhe nuk janë shpërngulur. Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se sot ka filluar regjistrimi dhe të dhënat nga librat amë tregojnë se ka një rritje të numrit të nxënësve. Problematikë edhe këtë vit mbeten prindërit që duan t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla që nuk i përkasin rajonit të tyre.

“Të dhënat që kemi marrë nga Drejtoria e Librave Amë në Komunën e Tetovës tregojnë se gjithsej pritet të regjistrohen 1025 fëmijë për vitin akademik 2026/2027, në 12 shkollat fillore të rajonit tonë. Sipas informacioneve që kemi marrë sot në mëngjes, nuk kemi hasur ndonjë problematikë, përveç rasteve kur disa prindër kanë tentuar që përmes dokumenteve të noterizuara t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla jashtë rajonit ku jetojnë. Përndryshe, gjithçka po shkon mirë. Vitin e kaluar kishim 939 nxënës të regjistruar të përkatësisë shqiptare, maqedonase dhe turke, ndërsa këtë vit presim fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe janar të 2021-shit”, tha Valdin Ademi nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës.

Nga shkolla fillore “Liria” thonë se këtë vit do të ketë gjashtë paralele, katër në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase. Sipas drejtoreshës, pritet që numri i nxënësve të jetë i njëjtë me vitin e kaluar.

“Si çdo vit, edhe këtë vit fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë. Kemi gjashtë paralele, dy në gjuhën maqedonase dhe katër në gjuhën shqipe. Si institucion jemi përgatitur plotësisht për këtë proces. Sipas listave që na kanë ardhur nga komuna, nuk kemi ulje të numrit të nxënësve, shifrat mbeten të qëndrueshme si vitin e kaluar”, u shpreh Farije Kasami – drejtoreshë e Shkollës “Liria”.

Procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë të parë në Tetovë për vitin akademik 2026/2027 reflekton një paradoks midis statistikave zyrtare dhe realitetit demografik. Edhe pse të dhënat nga librat amë flasin për një rritje prej rreth 10% të numrit të nxënësve krahasuar me vitin paraprak , autoritetet mbeten skeptike për shkak të trendit të vazhdueshëm të migrimit të familjeve drejt jashtë shtetit. Përveç sfidës së shpërnguljes, komuna po përballet edhe me presionin administrativ të prindërve që tentojnë të anashkalojnë ndarjen rajonale të shkollave përmes dokumenteve të noterizuara, në kërkim të institucioneve të caktuara arsimore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Драма на крузер: Тројца починати од хантавирус- забранет му е влез во пристаниште

Следно

Доку го остави сонот за титула жив

Latest from Blog

ЕВН: Набавката на броила поминала низ утврдена постапка и проверка на сите критериуми

Во однос на самата постапка, од ЕВН Македонија нагласуваат дека набавката била спроведена согласно законските прописи и однапред утврдените процедури. „ЕВН Македонија ја спроведе постапката за набавка на броила во целосна согласност

По пукањето во Маниса приведени малолетникот, неговите родители и дедо му – 11 се ранети

Гурлек соопшти дека малолетникот кој пукал пред училиштето е приведен, како и неговите родители и дедо му. Инцидентот се случил околу 8 часот наутро по локално време во градот Тургутлу, во близина

Димитриеска-Кочоска во Њујорк на форум за растот и иднината на новата економија

Министерката за финансии Гордана Димитриеска-Кочоска денеска во Њујорк ќе учествува на работната сесија „Поттикнување на растот во новата економија“, во рамки на Sustainable Development Impact Meetings 2026, организирани од Светскиот економски форум.

Проданоски со австралискиот амбасадор: Фокус на инвестиции, економска соработка и нови проекти

Градоначалникот на Општина Прилеп, Дејан Проданоски, денеска остварил средба со амбасадорот на Австралија во Република Србија, со акредитација и за Македонија, Питер Трасвел, почесниот конзул и претставници на Амбасадата на Австралија. На
Go toTop