Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar dënimin e ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Tahiri para mbledhjes së kryesisë tha se populli i Kosovës nuk mund ta pranojë këtë vendim.
Tahiri: Verdikti i Hagës- padrejtësi e madhe për popullin tonë
“Sot Kosova është ndryshe dhe këtë ndryshim populli i Kosovës nuk mund ta pranoj. Ne normalisht, konform kërkesës së popullit të Kosovës, do të shohim edhe si Parti Demokratike e Kosovës. Nuk duam të rrijmë duarkryq, duhet të marrim të gjitha hapat e nevojshëm, që të sjellim vetëm drejtësi. Kjo ka qenë një padrejtësi e madhe për popullin tonë, për vendin e shoqërinë e cila është e papranueshme”, tha ai.
Burimi: botasot


