Siljanovska-Davkova: Konfliktet aktuale globale dhe turbulencat energjetike krijojnë rreziqe serioze për stabilitetin energjetik

May 4, 2026
1 min read

Presidentja Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes së saj në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Jerevan të Armenisë, sot mbajti një fjalim në tryezën e rrumbullakët me temën “Forcimi i Lidhshmërisë dhe Sigurisë Ekonomike në Kontekstin e Tranzicionit të Gjelbër”.

Ajo vlerësoi se konfliktet aktuale globale dhe turbulencat energjetike krijojnë rreziqe serioze për stabilitetin energjetik, ku shtetet e vogla janë veçanërisht të cenueshme.

Për Siljanovska-Davkovan, lidhja energjetike nuk është vetëm një çështje ekonomike, por edhe një përparësi sigurie kombëtare, rajonale dhe evropiane.

Ajo beson se pengesat më të mëdha për lidhjen energjetike në Ballkanin Perëndimor nuk janë të natyrës teknike, por politike.
Sipas saj, mosmarrëveshjet dypalëshe dhe (keq)përdorimi i vetos shkaktojnë më shumë dëme në lidhshmërinë rajonale sesa çdo mungesë infrastrukture.

“Çdo proces integrimi i ngrirë do të thotë investime dhe e ardhme e ngrirë“, tha Presidentja.

Siljanovska-Davkova arriti në përfundimin se vendet e rajonit individualisht kanë kapacitete të kufizuara, por përmes veprimit të përbashkët ato mund të bëhen një partner i vlefshëm evropian. Infrastruktura e përbashkët krijon interesa të ndërsjella dhe ndërvarësi të vendeve, gjë që nga ana tjetër ndikon në uljen e rrezikut të konflikteve dhe në qëndrueshmërinë më të madhe të palëve të treta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Mickoski për Gruevskin: Nuk ka standarde të dyfishta

Следно

Виљареал и официјално ќе има нов тренер

Latest from Blog

По пукањето во Маниса приведени малолетникот, неговите родители и дедо му – 11 се ранети

Гурлек соопшти дека малолетникот кој пукал пред училиштето е приведен, како и неговите родители и дедо му. Инцидентот се случил околу 8 часот наутро по локално време во градот Тургутлу, во близина

Димитриеска-Кочоска во Њујорк на форум за растот и иднината на новата економија

Министерката за финансии Гордана Димитриеска-Кочоска денеска во Њујорк ќе учествува на работната сесија „Поттикнување на растот во новата економија“, во рамки на Sustainable Development Impact Meetings 2026, организирани од Светскиот економски форум.

Проданоски со австралискиот амбасадор: Фокус на инвестиции, економска соработка и нови проекти

Градоначалникот на Општина Прилеп, Дејан Проданоски, денеска остварил средба со амбасадорот на Австралија во Република Србија, со акредитација и за Македонија, Питер Трасвел, почесниот конзул и претставници на Амбасадата на Австралија. На

7,19 милиони денари промет на Берзата: Комерцијална банка убедливо најтргувана

Изготвен од Илирика Инвестментс АД Скопје врз основа на официјални податоци од Македонска берза. Тргувањето на Македонската берза на 22.09.2026 заврши со пад на индексот МБИ10, кој изнесуваше 8.989,30 поени. Во однос
Go toTop