Pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar analisti Arbnor Sadiku.
Sadiku ka kritikuar PDK-në, duke thënë se partia nuk po përballet vetëm me krizë të komunikimit, por edhe me krizë të lidershipit.
Postimi i plotë:
Sonte nuk e kuptova fort çka deshti me thanë Hamza i PDK-së, po një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë: PDK-ja nuk e ka veç krizën e mesazhit, e ka krizën e liderit dhe të lidershipit.
Kur një parti nuk e di qartë kah po shkon, problemi nuk është veç te komunikimi, problemi është te timoni.
PDK-së i duhet më pak zhurmë e më shumë lidership.
Burimi: botasot


