Hoxhaj: Ligji për Gjykatën Speciale pritet të vijë së shpejti në Kuvend

November 26, 2026
2 mins read

Anëtari i Grupit Strategjik për Gjykatën Speciale, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pret që ligji të vijë së shpejti në seancë, duke theksuar se për miratimin e tij synohet pajtimi ndërmjet të gjitha subjekteve politike, raporton Kosovapress.

“Besoj që Ligji do të vijë së shpejti në një seancë të radhës në Kuvendin e Kosovës. Lufta jonë ka qenë e drejtë, lufta jonë ka qenë e pastër, liria jonë nuk është krim. Pavarësia e Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur pa e miratuar këtë ligj në Kuvend të Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Duke folur për dakordimin në Grupin Strategjik dhe konsultimet me Bashkimin Evropian, ai ka thënë:

“Dakordimi ynë në Grupin Strategjik është që të gjitha subjektet politike të arrijnë një pajtim dhe si i tillë të vijë. Bashkimin Evropian ne do ta takojmë, do të konsultohemi, por nuk do të thotë që do ta dëgjojmë.”

“Unë kam qenë këto javët e fundit kudo në Evropë dhe jashtë Evropës. Takoj shpeshherë diplomatë, ministra të jashtëm, ambasadorë, të cilët e kanë parë lajmin për verdiktin, por nuk e njohin përmbajtjen e verdiktit”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se nuk i ikin drejtësisë dhe ka shprehur bindjen për pafajësinë e ish-drejtuesve e UÇK-së duke e cilësuar procesin si politik e të kurdisur. Hoxhaj ka zotuar angazhim me mjete demokratike për mbrojtjen e historisë, shtetit dhe së ardhmes së Kosovës.

“Ne nuk i ikim drejtësisë. Ne nuk kemi se çfarë fshehim”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj ka kritikuar gjithashtu sjelljen e disa diplomatëve dhe presionin që, sipas tij, po ushtrohet, duke rikujtuar partneritetin e Kosovës dhe të ish-drejtuesve të UÇK-së me Perëndimin.

“Atë që duhet ta kuptojnë kolegët tanë në Evropë, që na kërkojnë transparencë të plotë. Nuk mendoj që sjellja e disa diplomatëve në formën histerike, në formën sistematike dhe presioni brutal që janë duke bërë, është qasja e drejtë dhe e duhur, meqë ne kemi treguar që jemi partnerët e Perëndimit. Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi kanë qenë partnerët e Perëndimit në Rambuje. Kanë qenë partnerët e Perëndimit në vitin 2008 dhe ashti ynë, gjaku ynë është perëndimor. Por do të luftojmë me mënyra dhe me mjete perëndimore demokratike në raport me një proces të tillë dhe s’ka kush neve që na tregon, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, se çfarë duhet të bëjmë”, ka përfunduar Hoxhaj.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Ѓоргоски, Aчкоска, Пајазити и Шумковски добитници на наградата „Св. Климент Охридски“

Следно

Пожар во рафинерија во Бангкок- повредени се најмалку седум лица, некои се борат за живот

Latest from Blog

Пожар во рафинерија во Бангкок- повредени се најмалку седум лица, некои се борат за живот

Компанијата првично соопшти дека интервенирала за да го локализира пожарот и да ги исклучи сите производствени единици. Пожарот беше ставен под контрола и ситуацијата се смири. Пожарот беше изгаснат во 15:15 часот.

Ѓоргоски, Aчкоска, Пајазити и Шумковски добитници на наградата „Св. Климент Охридски“

Ѓоргоски, Aчкоска, Пајазити и Шумковски добитници на наградата „Св. Климент Охридски“ – Независен Весник Skip to content Фото: Б. Грданоски Поврзани содржини Извор: nezavisen.mk Целиот текст прочитајте го тука

Иран со дронови го нападна Кувајт- загинаа двајца Италијанци

Тие се техничари на компанијата „Рајнметал Италија“, а според изјавата на портпаролот на одбраната на Обединетите Арапски Емирати, тие загинале од „остатоци од беспилотни летала соборени додека одбивале напади врз клучна инфраструктура“,
Go toTop