Avokati Berisha kritikon nismën për Ligjin e Speciales: Sa më shumë shpjegohet, aq më pak bindëse bëhet

September 21, 2026
3 mins read

Avokati Besnik Berisha ka kritikuar nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se sa më shumë që po shpjegohet propozimi, aq më shumë po lindin dilema juridike rreth mënyrës se si do të funksiononte ai në praktikë.

Reagimi i Berishës vjen pasi PDK-ja dorëzoi në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndër të tjera me propozime që prekin juridiksionin dhe vijimin e procedurave pas fazës së apelit.

“Sa më shumë po shpjegohet nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, aq më pak bindëse po bëhet juridikisht”, ka shkruar Berisha.

Ai është ndalur në shpjegimin sipas të cilit procesi do të vazhdonte në Hagë deri në fazën e apelit, ndërsa në rast të një rigjykimi çështja do të kalonte në Kosovë. Sipas tij, është problematike edhe ideja që, nëse Apeli e lë në fuqi aktgjykimin, mjeti juridik pasues të ushtrohet para Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Pikërisht këtu qëndron paradoksi”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, nëse juridiksioni i Dhomave të Specializuara konsiderohet i vlefshëm për gjykimin në shkallë të parë dhe në apel, rezultati i këtij të fundit nuk mund të jetë faktori që përcakton se cila gjykatë do të jetë kompetente më pas.

“Juridiksioni nuk është pasojë e rezultatit. Ai duhet të ekzistojë para vendimit, të buroje nga norma dhe të jetë i parashikueshëm për palët që nga fillimi i procedurës”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shtuar se, sipas tij, nuk mund të ekzistojë një sistem gjyqësor nëse Apeli vendos në një mënyrë dhe një sistem tjetër nëse vendos ndryshe.

Berisha ka ngritur gjithashtu dilema rreth rolit që do të mund ta kishte Gjykata Supreme e Kosovës në një proces që deri më tani nuk është zhvilluar para gjykatave të rregullta në Kosovë.

“Edhe më e vështirë është të shpjegohet se si Gjykata Supreme e Kosovës do të mund të shndërrohej, në mes të një procedure tashmë të zhvilluar, në instancë të një procesi që nuk ka kaluar asnjëherë nëpër gjykatat e rregullta të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, fakti që Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës nuk e zgjidh automatikisht këtë çështje, pasi ato funksionojnë mbi një arkitekturë të posaçme kushtetuese dhe ligjore, me sistem të veçantë të juridiksionit dhe mjeteve juridike.

Aktualisht, vetë Dhomat e Specializuara kanë strukturën e tyre të mjeteve juridike, përfshirë panelet e apelit dhe procedurat para panelit të Gjykatës Supreme brenda sistemit të DHSK-së.

Berisha ka thënë se e kupton nevojën për reagim pas aktgjykimit dhe synimin për t’u garantuar të akuzuarve të gjitha të drejtat juridike, por ka kërkuar që çdo zgjidhje të ketë bazë të fortë ligjore.

“Pikërisht kur çështja është kaq e rëndë, zgjidhja duhet të jetë juridikisht më e fortë, jo vetëm politikisht më tërheqëse”, ka shkruar ai.

Sipas Berishës, debati nuk ka të bëjë me vendndodhjen fizike të gjykatës, por me kompetencën, juridiksionin, rendin e instancave, sigurinë juridike dhe ligjin që zbatohet në një proces penal në zhvillim.

“Këto nuk mund të ndryshojnë sipas rezultatit që prodhon Apeli”, ka theksuar ai.

Në fund, Berisha ka thënë se mund të ketë pajtim me synimin e nismës, por jo domosdoshmërisht me konstruksionin juridik të propozuar.

“Me synimin mund të pajtohesh. Me këtë konstruksion juridik, shumë vështirë. Në përpjekje për ta korrigjuar një padrejtësi të pretenduar, duhet të kemi kujdes të mos ndërtojmë një zgjidhje që rrëzohet nga vetë argumentet me të cilat përpiqemi ta mbrojmë”, ka përfunduar Berisha.

Burimi: botasot

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

САД се стремат кон целосно уривање на Меѓународниот кривичен суд

Latest from Blog

САД се стремат кон целосно уривање на Меѓународниот кривичен суд

Администрацијата на Трамп подготви пакет санкции што за прв пат би го вклучил целиот Меѓународен кривичен суд како институција, а не само неговите поединечни судии и обвинители. Два извори запознаени со подготовките

Претседателот на Македонското друштво “Илинден“-Тирана, Никола Ѓурѓај, оствари средби со претставници на ФУЕН

Претседателот на Македонското друштво „Илинден“-Тирана, Никола Ѓурѓај, учествуваше на 70. Конгрес на Федералната унија на европските националности (ФУЕН), кој се одржа од 17 до 20 септември 2026 година во Хелсинки, Финска. На

Пантелеон ГС Скопје во Њујорк беше ко-домаќин на престижниот деловен настан на BCIU, основан по иницијатива на Белата куќа

Њујорк, 21 септември 2026 – Македонската компанија Пантелеон ГС Скопје беше ко-домаќин на деловна средба на Бизнис советот за меѓународно разбирање (BCIU), одржана во престижниот Yale Club во срцето на Њујорк. Настанот

„Единствена Русија“ на Путун со убедлива победа на изборите

Со пребројани над 71 отсто од гласовите, како што објавуваат руските новински агенции, Единствна Русија освоила 57,5 отсто, Комунистичката партија и Националистичката либерално демократска партија имале 14 и 8,7 отсто од гласовите..
Go toTop