Durmishi: Marrëveshja e re me Turqinë hap mundësi konkrete për investime dhe rritje ekonomike

May 7, 2026
1 min read

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi mori pjesë në forumin ekonomik të organizuar nga Fondacioni për Hulumtime Ekonomike nga Stambolli, ku theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Në fjalën e tij, Durmishi nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të forta dhe të dëshmuara ndër vite, ndërsa Turqia mbetet një partner strategjik i rëndësishëm për vendin.

Ai theksoi se me marrëveshjen e re për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet ekonomike, duke krijuar mundësi konkrete për investime, zhvillim ekonomik dhe intensifikim të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat.

“Qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një marrëdhënie më të balancuar tregtare dhe të shfrytëzojmë potencialin për rritjen e eksportit maqedonas,” deklaroi Durmishi.

Sipas tij, fokusi në periudhën e ardhshme do të jetë në rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik për qytetarët.

Ai shtoi se forume të tilla paraqesin një platformë të rëndësishme për krijimin e partneriteteve të reja dhe konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Претходно

Тоневски: Се реконструира дел од ул. „3-ти Април“ во Пробиштип

Следно

Манчестер Сити ја доби првата шампионска битка со Арсенал!(ФОТО)

Latest from Blog

Божиновска: Младите инженери се потенцијал за напредок на Македонија

Министерката за енергетика, рударство и минерални суровини Сања Божиновска се сретна со годинешните добитници на престижното признание „Инженерски прстен“, при што разговарала со младите инженери за нивните идеи, проекти, интереси и визии
Go toTop