Edhe sonte po protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Është kjo dita e gjashtë që qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në kundërshtim të aktgjykimit dënues të 16 shtatorit në Hagë.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veselit me 18 vjet burg dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burg.
Dënimi me gjithsej 81 vjet burg shkaktoi pakënaqësi të madhe në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.
Burimi: botasot


