
9:24, 11 Qershor 2020
Udhëheqësi i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë një dhuratë të veçantë djalit të tij.
Për ditëlindjen e 30-të, ai i ka dhuruar një medaljon, që siç ka sqaruar Limaj, ka historinë dhe vulën e lirisë.
“Durim, ti e meriton këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së kombit dhe qindra mijëra familjeve të dëshmorëve”.
“Ruaje dhe përcille të Dimali, e ai le ta përcjellë brez pas brezi për kujtesë historike”.
“Urime 30 vjetori i lindjes, bir!”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook, ku shfaqi edhe dhuratën në fjalë.