Shkup, 12 maj 2020 (POST) – Qeveria, me propozim të MPB-së, në seancën e sotme miratoi dekrete me fuqi ligjore për zgjatjen e pasaportave dhe patentave të shoferit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Afati i këtyre dokumenteve personale vazhdon deri më 31 korrik të vitit 2020, komunikoi pres-shërbimi i qeverisë. mb/