Shkup, 23 dhjetor 2019 (POST) – Gjykatësi Ogen Stavrev për nesër e ka anuluar gjykimin për rastin “TNT”, pasi i akuzuari i tretë, ish kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski nuk është paraqitur në Gjykatë, pasi siç tha, avokati i tij, “shkaku i lëndimeve të mara nga sulmi fizik duhej të bëjë hulumtime shtesë në Klinikën e kirurgjisë maksilofaciale dhe në neurokirurgji”. Gjykata ka urdhëruar që Trajkovski për seancën e nesërme të sillet me roje në gjykatë.
Pas pauzës, Gjykata ka konstatuar se i akuzuari Toni Trajkovski nuk është i pranishëm në seancë dhe nuk mund të jep mbrojtjen e tij. Për lëndimet e tij, siç tha Stavrev, Gjykata nuk ka marrë raport mjekësor, ndërsa në bisedë me mjekun, Gjykata është njoftuar se i akuzuari Trajkovski është lëshuar mëngjesin e sotëm në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund ta ndjek seancën.
Avokati Jovica Strashevski ka thënë se Trajkovski krahas kontrolleve shtesë, duhet të pranojë edhe vaksinën tetanus, pasi është sulmuar me mjet të metalit. Sipas tij, Trajkovski nuk është mirë të arrestohet pasi që gjendja e tij reale shëndetësore është shumë e vështirë.
“Ai ka lëndime nëpër trup, siç mund të shihet në fotografitë e publikuara në media. Nuk mund të flet, ka lëndime nga mjet i fortë dhe duhet të pranojë tetanus. Mjekët i rekomandojnë shtatë ditë qetësim”, ka thënë Strashevski.
Ka thënë se nuk ka informacione për kryerësit e sulmit fizik dhe se MPB duhet të hulumtojë rastin.
Në polici mbrëmë rreth orës 23.35 T.T. ka denoncuar se në Shkup në shtegun për këmbësorë në afërsi të një spitali, pas një zënke verbale me dy persona, është sulmuar fizikisht prej tyre.
Nga MPB për POST-n informuan se është duke u punuar në zbardhjen e rastit.
Ndryshe, ky rast ishte pengesë sot në mëngjes të fillojë procesi gjyqësor “TNT” për rrënimin e “Kosmosit” të Fijat Canoskit, në të cilin i akuzuari i tretë është Toni Trajkovski, ish-kryetari i Gazi Babës.
Pas disa bllokadave të këtij gjykimi, gjykatësi Ognen Stavrev dëshiron ta përfundojë procesin këtyre ditëve, pasi dy anëtareve të porotës u përfundon mandati dhe gjykimi duhet të fillojë nga e para.
Në rastin “TNT”, i akuzuar i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski i arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski, më pas ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski si logjistikë dhe të akuzuar të tjerë të komunës. f.
POST.mk