Pas më shumë se katër dekada që pas shfuqizimit të postit në kohën kur Fidel Castro u bë president, Kuba emëron kryeministrin e ri.
Mediat e huaja shkruajnë se Ministri i Turizmit Manuel Marrero Cruz, 56 vjeç, u emërua në këtë post nga Asambleja Kombëtare e Pushtetit Popullor, parlamenti legjislativ i Kubës.
Marrero do të shërbejë për një mandat pesëvjeçar, në përputhje me ndryshimin e ri kushtetues të miratuar në prill.
Diaz-Canel tha më herët se kishte nominuar Marrero-n për kryeministër për shkak të punës së tij efektive gjatë 16 viteve të tij si ministër i turizmit. Pas ndryshimit të ri kushtetues, Diaz-Canel u zgjodh presidenti i vendit në tetor. Ndryshimi i ri kushtetues i hapi rrugën vendit për të zgjedhur presidentin e parë pas 43 vitesh./abcnews.al