12:55 | 23 Dhjetor 2019
Në Prishtinë është regjistruar një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së dielës, përkatësisht në ora 02:00, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë.
Sipas njoftimit, tre persona, dy meshkuj dhe një femër kanë raportuar se në një lokal të masazhit, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy telefona dhe 110 euro para të gatshme.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.
POST.mk