3 fitore radhazi ndezën më mënyrë të pabesueshme sezonin e Tiranës që po shkonte drejtë dështimit të radhës. Askush nuk e imagjinonte një ecuri të tillë, aq më tepër me një trajner provizor të cilit mund ti kërkoj pak ose aspak llogari në një kohë kur drejtuesit e klubit ndryshuan 2 trajner për 14 javë. “Qershia mbi tortë” pas derbit, ishte kjo fitore me përmbysje përballë Laçit, një fitore e madhe që i mban në garë për titull dhe i jep drejtuesve të klubit kohë për të bërë zgjedhjen e duhur.
Tiranës më shumë se çdo gjë tjetër në këtë gjysmë sezoni i mungonte qetësia dhe rezultatet, të dyja këto detaje i kishin në 3 ndeshje me Egbon në stol. Nigeriani insiston se nuk dëshiron të qëndroj si trajneri i parë por nga ana tjetër pas këtyre 3 fitoreve, Egbo mbetet një pistë reale, gjithnjë nëse nuk gjejnë opsionin e ideal, mbase Ilir Dajën. Drejtuesit e klubit kërkojnë ti shkojnë deri në fund këtij sezoni, kërkojnë ti bëjnë gjërat si duhet ku tashmë falë qetësisë që i dhanë 3 fitore mund të projektojnë merkaton, fazën përgatitore por mbi të gjitha të vendosin për trajnerin e ri.
(BalkanWeb)
Burimi: https://www.balkanweb.com/