TIRANË, 20 dhjetor/POST/ Kryetari i bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe i shoqëruar nga deputeti i partisë socialiste, Anastas Angjeli inspektuan përfundimin e punimeve për dy investime, duke i dhënë fund shqetësimeve të banorëve prej vitesh.
Taçe informoi se përfunduan punimet në rrugën e lagjes Koçaj. Një prej shqetësimeve të përhershme për këta banorë ishte infrastruktura rrugore. Sipas tij, rilindja urbane i dha fund këtij shqetësimi të banorëve.
Inspektimi i radhës ishte në fshatin Galigat ku në lagjen Velak u verifikua fundi i punimeve të pasarelës mbi lumë. Prej vitesh fëmijët duhet të kalonin lumin për të shkuar në shkollë por me përfundimin e këtij investimi tashmë rruga për në shkollë për fëmijët është me komode dhe më e sigurt. z.tosku/ /a.a/