Sindikata e Pavarura e Pylltarisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Inspektoratit të komunës së Prishtinës, Nazmi Rrustemi, i cili dyshohet se u vra në pyll në afërsi të liqenit të Badocit.
Përmes një njoftimi për media sindikata ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që i kanoset atyre çdo dit në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e tij, njofton Klan Kosova.
“Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për këtë rast, kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht Rojtaret e pyllit dhe njëherësh bënë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që këta punëtorë, të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë”.
POST.mk