Akuzat ndaj Trump : “Gjithçka që duhet të dini mbi gjyqin e senatit”
Dhoma e Përfaqësuesve ka shpallur fajtor Donald Trump nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjithçka duhet të dini për këtë.
Pse ka një gjyq?
Pasi Dhoma e Përfaqësueve ka shpallur fajtor presidentin, gjykimi do të kalojë në Senat ku do të meret vendimi përfundimtar.
Trump është akuzuar se ka penguar ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, për të nxitur Ukrainënqë të hetojë djalin e rivalit të tij Joe BIden, i cili drejton një kompani të madhe në Ukrainë.
Demokratët thonë se ky është një abuzim i pushtetit presidencial.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë refuzoi të lejojë personelin të dëshmojë gjatë seancave në kongres, demokratët kanë akuzuar gjithashtu zotin Trump për pengimin e punës së Kongresit.
Çfarë përfshihet?
Kushtetuta është padyshim e paqartë kur është fjala për fajësim – thjesht është e obliguar që kongresi të ketë “fuqinë e vetme të fajësimit”, duke vepruar si një juri e madhe .
Senatit i është dhënë “fuqia e vetme për të gjykuar të gjitha fajësimin” dhe të dënojë një president për “tradhti, ryshfet ose krime të tjera të larta “.
Ekzistojnë rregulla të përgjithshme të bazuara kryesisht në gjyqin e Presidentit Andreë Johnson, por në fund të fundit, udhëheqësi republikan Mitch McConnell dhe homologu i tij demokrat Chuck Schumer do të duhet të përcaktojnë udhëzimet për provat, dëshmitarët, kohëzgjatjen dhe argumentet.
Ndërsa z. McConnell ka fjalën e fundit, si drejtuesi i Senatit Republikan, ai mund të gjente opsionet e tij nëse demokratët bëjnë presion ndaj republikanëve për të votuar me ta për çdo ndryshim në rregulla.
Lexoni edhe : Dhoma e përfaqësuesve aprovoi akuzat për shkarkim: Çfarë ndodh tani me Donald Trump?
Në çdo pikë, senatorët mund të bëjnë thirrje për vota në procedurat e gjykimit që do të duhet një shumicë e vogël për të kaluar.
Pasi ligjvënësit të dëgjojnë të dyja palët – prokurorët e kongresit dhe këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë – dhe ndonjë dëshmitar, do t’u jepet një ditë e plotë për të diskutuar para se të mbahet votimi.
A do të lejohen senatorët të bëjnë pyetje?
Senatorët mund të bëjnë pyetje dëshmitarëve ose këshilltarëve, por vetëm duke i paraqitur ato me shkrim tek Justice Roberts.
Dëshmitarët mund të mos shfaqen domosdoshmërisht në seancën e Senatit. Ato mund të intervistohen nga një komitet ligjvënësish.
Demokratët duan që disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të dëshmojnë, duke përfshirë Mick Mulvaney dhe ish-këshilltarin John Bolton.
Por mund të mos ketë dëshmitarë fare nëse republikanët vendosin të mbajnë një gjykim të shkurtër.
A do të sjellë Trump prova?
Ndërsa presidenti mund të zgjedhë të paraqitet vetë para Senatit, ka më shumë të ngjarë që avokati i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone të flasë në emër të tij.
Mediat amerikane thonë se Z. Trump mund të sjellë gjithashtu disa konservatorë të kongresit në ekipin e tij të mbrojtjes, si kongresmeni i Ohio, Jim Jordan ose John Ratcliffe nga Teksasi.
Sa kohë mund të zgjasë kjo?
Pasi kongresi paraqet provat e fajësimit në Senat, ata duhet t’i shqyrtojnë ato në seancë çdo ditë, përveç të dielës, deri në vendimin përfundimtar.
Z. Schumer ka vendosur një orar për gjyqin. Në total, ai ka sugjeruar rreth 126 orë diskutime.
Veprimet:
18 dhjetor – Votimet e kongresit për provat e fajësimit
6 janar – Përfundimi i gjykimit në Senat
7 janar – Betimi i senatorëve. /BBC, përgatiti në shqip Sonila Backa-abcnews.al/