Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, ka vizituar Göbeklitepe-n në Turqi, një ndër të tempujt më të vjetër në botë me një histori prej 12 mijë vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Ismaili, i cili vizitoi qytetin e Şanlıurfa-s në kuadër të aktiviteteve të organizuar nga Instituti Yunus Emre (YEE), gjithashtu zhvilloi një vizitë në Göbeklitepe e cila gjendet në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ai fillimisht u informua nga zyrtarët në lidhje me këtë lokalitet, duke treguar se është hera e parë që viziton Şanlıurfan.
Ministri Ismaili tha se vizita e tij është realizuar nëpërmjet YEE-së, një nga institucionet më të rëndësishme të Turqisë.
“Jam shumë i kënaqur nga kjo vizitë, e organizuar nga kryetari i YEE-së, prof. dr. Şeref Ateş dhe drejtori i YEE-së në Shkup, Serhat Kula. Ju faleminderit. Kisha disa parashikime se çfarë do të shoh para se të vij këtu, por ato që i pashë këtu, jo vetëm tek unë por tek të gjithë njerëzit, në mendjet tona ngre pyetje të reja. Na tregon se shumë vlera të cilat i kemi pranuar si të vërteta, përfshirë edhe sistemin arsimor zyrtar të cilën ne e pranojmë si absolut, janë relative. E vërteta se Göbeklitepe është e para 12.000 viteve gjithashtu ngre debate, pyetje të rëndësishme në sferën e arkeologjisë. Shkenca në të ardhmen do të gjejë përgjigje për këto pyetje”, tha Ismaili.
Ai gjithashtu vlerësoi punën e YEE-së në aspektin e promovimit të kulturës turke në mbarë botën si dhe afrimin e kulturave me njëri-tjetrin, duke shtuar se organizon aktivitete kulturore dhe të artit edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ismaili njoftoi se numri i kursistëve të gjuhës turke në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 5.000.
“Punimet që bëhen në sferën e kulturës dhe artit mundësojnë afrimin e mëtejmë të të dyja kulturave të cilat tashmë janë të afërta si dhe thellimin e bashkëpunimit. Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite në Stamboll patëm mundësinë të hapim qendrën kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të bashkëpunimit, Kurshumli Hani i shekullit 15-të nga periudha osmane në Shkup iu dha Turqisë. Atë vend YEE do ta përdorë si Qendër të Kulturës Turke. Pas restaurimit një vend i mrrekullueshëm do të jetë qendër ku do të promovohet kultura turke”, tha ministri Ismaili.
Burimi: https://www.aa.com.tr/sq