Shkup, 19 dhjetor 2019 (POST) – Në vitin 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të jetë nikoqir i NATO – Qendrës euroatlantike për koordinim të përgjigjes gjatë katastrofave (EADRCC), ushtrim civil për përgjigje gjatë katastrofave. Kjo do të jetë ushtrimi më i madh dhe më masiv i cili deri më tash është mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi i këtij ushtrimi është përmirësimi i intermobilitetit dhe bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me anëtarët e NATO-s dhe anëtarët tjerë të Partneritetit për paqe, me qëllim përforcimin e kapaciteteve nacionale.
Qendra për menaxhim me kriza është institucioni i autorizuar nga Qeveria e RMV-së, në bashkëpunim me subjekte tjera relevante nga Sistemi për menaxhim me kriza dhe EADRCC ta realizojë ushtrimin në pajtim me legjislacionin kombëtar.
Për vërtetimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe NATO-EADRCC, sot do të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim për organizim dhe realizim të ushtrimit “Maqedonia e Veriut 2020”. Siç informuan nga Qendra për menaxhim me kriza, do të ndahen edhe certifikata për pajisje në kuadër të projektit NATO SPS, e të cilat do të shfrytëzohen edhe për ushtrim.
Për këtë qëllim, sot në Shkup, do të arrijë zëvendësndihmës Sekretari i përgjithshëm për operacione në NATO, Xhonathan Perish, i cili do ta nënshkruajë Marrëveshjen në emër të NATO-s, përderisa nga ana e RMV-së, do të nënshkruhet drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku.
POST.mk