Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar fillimin e operacionit “Kiran-8”, kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste separatiste PKK të pozicionuar në rajonin që përfshin qytetet Bitlis dhe Siirt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim Ministria turke tha se operacioni “Kiran-8” ndërmerret me qëllimin për të parandaluar pozicionimin dimëror të organizatës terroriste dhe neutralizim e terroristëve që janë të vendosur në rajonin përreth qyteteve Bitlis dhe Siirt.
Në operacion janë angazhuar një personel prej 3.480 personash dhe një ekip operacional prej 232 forcash të cilët përbëhen nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë, forcat speciale policore dhe të sigurisë.
Ndër të tjera njoftohet se vazhdojnë me sukses, operacionet ‘Kıran‘ të cilët zhvillohen brenda vendit me qëllim eliminimin e plotë të terrorizmit.
Burimi: https://www.aa.com.tr/sq