Shkup, 18 dhjetor 2019 (POST) – Ligji i Gjuhëve sigurisht nuk ka potencial që ta destabilizojë vendin, megjithatë, nëse themi se ligjet i sjellim për qytetarët, është e nderit që t’i bëjmë të gjitha korrigjimet e nevojshme që ato me të vërtetë të mbijetojnë, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e sotme vjetore para deputetëve në shtëpinë ligjvënëse.
Tha se Ligji shumë i përfolur i Gjuhëve, veçanërisht, pas mendimit të Komisionit të Venecias i cili, për fat të keq, sipas adeteve tona të vjetra dhe të këqija e lexuam vetëm përmes dioptrisë politike dhe etnike.
“Komisioni i Venecias nuk thotë se Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën tonë, sepse për këtë aspak nuk është kompetent Gjithashtu, komisioni nuk thotë se shqiptarëve iu janë dhënë shumë të drejta, përkundrazi, na thekson si shembull i shtetit i cili ecë edhe përtej standardeve të larta evropiane në këtë rajon. Megjithatë, juristët e lartë evropianë me të drejtë kanë vërejtje se shteti ynë, në këtë moment, nuk ka kapacitet dhe resurse që t’i zbatojë ato standarde në procedurat gjyqësore dhe administrative. Me fjalë të tjera, çfarë vlere ka Ligji nëse dispozitat e tij mbeten vetëm në letër”, theksoi Pendarovski.
Që të jetë edhe më i qartë rreth qëndrimit të tij personal, Pendarovski përkujtoi se prej para dy viteve, atëherë si deputet, në Komisionin për Çështje Evropiane, kishte argumentuar se asnjë shtet nuk ishte shkatërruar sepse qytetarëve të tij iu kishte dhënë shumë të drejta në sferën e gjuhës.
“Ligji i Gjuhëve sigurisht nuk ka potencial që ta destabilizojë vendin, megjithatë, nëse themi se ligjet i sjellim për shkak të qytetarëve. është e nderit që të t’i bëjmë të gjitha korrigjimet e nevojshme që ato me të vërtetë të përjetojnë”, shtoi shefi i shtetit në fjalimin e tij para deputetëve.
POST.mk