Në kuadër të operacioneve të kryera në qytete të ndryshme të Turqisë kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO janë arrestuar 73 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të hetimeve kundër strukturimit të FETO-s në Ankara u lëshua një urdhër arrest për 27 persona, prej të cilëve deri më tani janë arrestuar 18 të dyshuar, ish-punonjës të kryeministrisë të cilët janë përcaktuar se kanë kryer aktivitete në strukturimin e fshehtë të FETO-s.
Po ashtu edhe në një operacion të ndërmarrë në 13 qytete me qendër hetimi në qytetin Eskişehir njoftohet se pas urdhër arresteve për 23 persona janë arestuar 21 të dyshuar si pjesë e strukturimit në ushtri të organizatës terroriste FETO.
Ndërkohë një urdhër arrest për 15 persona është lëshuar edhe në qytetin Tokat në kuadër të hetimit “kundër strukturimit të fshehtë në polici” nga organizata. Nga 15 mandate të arrestit në qytetin Tokat janë arretuar 14 të dyshuar.
Në një hetim tjetër me qendër qytetin Kütahya, janë ndërmarrë operacione në 9 qytete të ndryshme të Turqisë lidhur me hetimet për strukturimin e FETO-s në ushtri. Si rezultat i operacioneve të ndërmarra janë arrestuar 19 persona.
Gjithashtu theksohet se një tjetër i dyshuar është arrestuar në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste FETO, të ndërmarrë në rajonin İvrindi të qyteti Balıkesir. I dyshuari ishte në kërkim me akuzën “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”.
Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në stacionet policore. Ndërkohë vazhdojnë punimet edhe për kapjen e të dyshuarve tjerë.
Burimi: https://www.aa.com.tr/sq