TIRANË, 17 dhjetor/POST/- Stacioni i pompimit të ujërave të bardha, te ish-Parku i Tregtisë Vlorë do të ketë tashmë një pompë të re.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se vendosja e kësaj pompe të fuqishme, përmirëson ndjeshëm situatën në kohë me reshje intensive shiu, në zonën pranë Universitetit “Ismail Qemali”, në “Skelë”.
Sipas UK Vlorë, po ashtu u realizua remonti i një pompe të kanalizimeve në Stacionin e Pompimit të Ujërave të Zeza, po në këtë zonë.
Ndërkohë që punonjësit e UK Vlorë kanë realizuar edhe disa shërbime në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, si kontrolli dhe pastrimi i galexhantëve, kontrolli i paneleve, PLC, realizimi i analizave laboratorike, kontrolli i procesit të oksigjenimit dhe
kontrolli dhe shërbimet e kompresorëve./k.s/ /a.g/
POST.mk