Shkup, 17 dhjetor 2019 (POST) – Maqedonia e Veriut është e ranguar në vendin e 82-të nga gjithsej 189 vende në Raportin vjetor të UNDP-së për zhvillim njerëzor 2019- Pabarazitë në zhvillimin njerëzor në shekullin 21. Në raportin Maqedonia e Veriut gjendet në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë njerëzor dhe nga viti 2000 deri 2018 shënon zhvillim në gjitha kategoritë. Para nesh, në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë njerëzor, janë Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia.
Presidenti Stevo Pendarovski, duke komentuar raportin tha se këto rezultate janë inkurajuese vetëm në shikim të parë dhe se ekzistojnë disa sfera ku jemi më përpara nga të tjerët në rajon, ndërsa jemi në nivel të lartë edhe në krahasim me shtetet tjera evropiane, për shembull praninë e grave në disa institucione, por se ekzistojnë më shumë kategori që jemi në fund në Evropë ose poshtë në gjysmën e dytë kur e matni vetëm rajonin e Ballkanit.
“Në kontekst më të gjerë evropian, gjendja tek ne nuk është aspak e shkëlqyeshme, edhe atë për dy arsye. E para, në kategorinë tonë të shteteve me zhvillim të lartë njerëzor ka vetëm gjashtë prej 44 shteteve evropiane. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane i përkasin kategorisë së lartë të shteteve me nivel të lartë të zhvillimit njerëzor. E dyta, pas nesh ka vetëm dy shtete evropiane ku asnjëra nuk ka status të kandidatit për anëtarësim në BE, ka thënë Pendarovski.
Ai ka shtuar se raporti i UNDP-së duhet të kuptohet me seriozitet të madh dhe siç tha “të përballemi me faktin që flasin ku pothuajse 30 vite pavarësi, kemi pasur gjithsej 21 zgjedhje parlamentare, presidenciale dhe lokale.
Pendarovski ka nënvizuar se shkalla e demokracisë në një shtet, para së gjithash matet me aftësinë e shtetit të mundësojë respektim dhe sundim deri në fund të drejtësisë, ndërsa shteti funksional juridik është parakusht bazë për rend të qëndrueshëm publik.
“Për fat të keq, për shkak të korrupsionit dhe veçmas korrupsionit të lartë, ne ende flasim për pabarazi të qytetarëve para ligjeve. Prandaj dhe nuk duhet të befasohemi nga pakënaqësia e tyre”, ka thënë Pendarovski.
Ai ka theksuar se bëhet fjalë për raport që është një lloj kthjellje për të gjithë që për momentin janë në pozicione të ndryshme përgjegjëse që duhet të merret me seriozitet maksimal, vëmendje dhe të veprohet në to.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Narine Sahakjan ka thënë se Programi për zhvillim është e përcaktuar të ecë jashtë nga kufijtë e zhvillimit njerëzor duke mos lënë asnjë anësh, të nxit aksione lokale për ndryshime globale dhe të ndikojë në mënyrën se si mendojmë, reflektojmë, investojmë dhe si përballemi me progresin drejt realizimit të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm.
“Dallimi në jetëgjatësinë mes vendeve me zhvillim të ulët dhe të lartë njerëzor edhe krahas asaj se ndjeshëm është ulur, ende është 19 vite. Pabarazia nuk është jashtë zgjidhjeve- ajo nënkupton rreth më të gjerë të politikave jashtë nga të ardhurat, jashtë nga mesatarja dhe e sotmja”, ka thënë Sahakjan.
Ka shtuar se paraqitet gjeneratë e re e pabarazisë rreth arsimit, teknologjive dhe ndryshimeve klimatike.
Ben Slej, përfaqësues i UNDP-së për Evropë dhe Euroazi ka thënë se Indeksi i zhvillimit njerëzor përfshin disa faktorë- mundësi të njerëzve të jetojnë jetë të gjatë dhe produktiv, shëndetësi, arsim, jetëgjatësi.
Marjan Petreski nga Fajnans tink (Finance Think) ka thënë se kanë bërë tentime të nacionalizojnë raportin dhe se me analizën e tyre kanë treguar disa indikatorë që i dedikohen pabarazisë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave që ai i tregoi, rreth qasjes dhe cilësisë së arsimit, mundësitë e pabarazisë fillojnë nga fëmijëria e hershme dhe pastaj përsëriten dhe thellohen. f.
Презентација на извештај на УНДП за човеков развој за 2019
Posted by MИА.mk on Вторник, 17 декември 2019
Изјави на претседателот Стево Пендаровски, претставничка на УНДП Нарине Сахакјан, Марјан Петрески од Фајнанс тинк и Бен Слеј од УНДП за Европа и Евроазија
Posted by MИА.mk on Вторник, 17 декември 2019
POST.mk