Shkup, 17 dhjetor 2019
Kaluan disa ditë nga pranimi publik i biznesmenit Kiro Toshevski i cili në një media kombëtare vetë konfirmoi se ka qenë objekt i reketimit nga ana e vëllait të kryeministrit, Zoran Zaev, Vice Zaev i cili mirë është i njohur për opinionin si biznesmeni kryesor i familjes që një pjesë e madhe të tenderëve shtetëror janë nën kapelën e tij.
Prokuroria publike duhej të hap rast dhe të hetojë pas zërave në opinion, të hetojë të gjitha indikacionet për reketim të biznesmenëve edhe atë në rastin kur reketuesi i cili përmendet publikisht në televizion nga ana e viktimës është vëllai i kryeministrit të shtetit dhe menjëherë t’i pastrojë të gjitha dyshimet për reket të familjes Zaev.
Pranimi publik që ishte theksuar nga ana e biznesmenit Toshevski të premten flet se ai personalisht ka qenë cak i kërcënimeve, shantazheve dhe ofendimeve nga ana e vëllait të kryeministrit, Vice Zaev krejt me qëllim t’i pamundësohet pronë atraktive dhe i njëjti të blihet me çmim të volitshëm. Është thënë se është ftuar në bisedë në një objekt hotelierik në Strumicë dhe është kontaktuar nga vetë Zoran Zaev.
Biznesmeni tregon se me procedurat administrative në komunën e Gazi Babës ku kryetar i komunës është nga radhët e LSDM-së vazhdimisht i është zhvlerësuar prona me qëllim ajo të përfundojë në dorën e familjes Zaev, në fakt edhe nuk mund të presim diçka tjetër prej tyre.
Përsëri, skandalin e madh për reketim, tentojnë ta zbehin në çdo mënyrë të mundshme.
Sipas pohimeve që duhej të dëgjonte edhe prokuroria, kanë qenë të përzier të gjithë edhe Zaevët dhe Muharemi e Kiracoski dhe Katica Janeva dhe Boki 13, por duket që mbarë opinioni dëgjoi, vetëm prokuroria është e shurdhër për skandalin e mundshëm dhe krimin e pushtetit.
Ja pres Zaev nuk dëshiron prokurori të pavarur dhe sistem të pavarur gjyqësor.
Por, deshi apo nuk deshi Zoran Zaev pas 12 prillit të gjitha dyshimet dhe indikacionet për kriminalitetit do të pastrohen dhe drejtësia do të vjen në vendin e vet.
____________________________________________________________________________________________
.
POST.mk