Një djalosh 18 vjeçar nga Iowa ka shpëtuar falë Sirit, së cilës i kërkoi që të telefononte ndihmën e shpejtë.
Gael Salcedo e goditi një copë akulli rreth orës 7:30 të mëngjesit dhe e humbi kontrollin mbi veturën e tij. Shërbimit amerikan të lajmeve ai i tha se kishte menduar që do të vdiste, pasi nuk ishte në gjendje që ta gjente telefonin e tij për të thirrur për ndihmë – por më pas iu kujtua që ta përdorte ndihmësen/asistenten e zërit të telefonit të tij.
“E humba telefonin dhe pasi nuk po e gjeja, mu kujtua të bërtas ‘hej Siri, telefono 911”, dhe kur ajo e ekzekutoi telefonatën unë e gjeta edhe telefonin”, tha Salcedo.
Pas kësaj, zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes dhe e gjetën adoleshentin brenda veturës së tij Jeep duke u zhytur në lumin e akullt Winnebago.
Forca e ujit pamundësoi hapjen e derës së veturës nga ana e shoferit, por shërbimet e urgjencës ishin në gjendje që ta drejtojnë atë drejt daljes së sigurt nga aty.
Në ato momente djaloshi e kishte humbur ndjesinë në këmbët e tij për shkak të ftohtit dhe gjithashtu duart i kishte tepër të ftohta, por e kishte përdorur gjithë forcën e tij për të dalë nga aty dhe u trajtua në një spital lokal.
POST.mk