Shkup, 17 dhjetor 2019 (POST) – Ekonomisti i diplomuar me 18 vjet përvojë në Entin Shtetëror të Revizionit, është zgjidhja e përbashkët e pushtetit dhe opozitës për të njeriun e parë të këtij institucioni, i cili javën e kaluar pas thuasje dy vitesh u bë me revizor kryesore shtetëror.
Pasi që Acevski ishte propozuar nga Komisioni parlamentar amë për zgjedhje dhe emërime javën e kaluar me 81 votë “për” është zgjedhur edhe në seancë plenare.
Lidhur me atë nëse do të arrijnë t’i përfundojnë tërësisht revizionet e parashikuara, 54 me numër në Programin për vitin 2019 në këtë periudhë të shkurtër kohore deri në fund të vitit biseduam me Acevskin në intervistën për POST-n. Nga numri i përgjithshëm i lëndëve të revizionit, vetëm 11 janë tërësisht të përfunduara, ndërsa 12 ende janë në rrjedhë dhe duhet të përfundojnë deri më 31 dhjetor. Pjesa e mbetur prej 31 revizioneve janë zbatuar, por procedura nuk mund të përfundonte për shkak se deri në emërimin e Acevskit nuk kishte person përgjegjës për të vënë nënshkrim.
Ai është optimist se do ta përfundojnë punën, ndërsa në intervistën për POST-n shprehet se nuk është asgjë e tmerrshme që një pjesë të detyrave të caktuara të barten edhe në dy javët e para të vitit të ardhshëm.
Për planet e tij në mandatin nëntëvjeçar, prioritetet në të cilat do të fokusohet biseduam me Acevskin në intervistën për POST-n, ndërsa ai para së gjithash shpreson se të gjitha subjektet, që do të jenë objekt i revizionit në esencë do të jenë të interesuar për zbatimin e rekomandimeve. Do të punojë edhe në rritjen e kapaciteteve të institucionit, duke marrë parasysh faktin se kanë mungesë të kuadrit, e para së gjithash edhe për shkak të mundësisë që me ndryshimet në Kodin zgjedhor revizorët të marrin detyra plotësuese në raport me revidimin e partive politike.
Mbi një mijë institucione revidon ESHR-ja, kuptohet jo të gjitha përnjëherë, ka kategori për të cilat është i domosdoshëm revizioni shtetëror çdo vit, por të tjerat përfshihen në programin vjetor dhe jo çdo vit i nënshtrojen revizionit.
Raportet e revizorëve nuk janë të lehta për t’u lexuar, problem me këtë kanë edhe institucionet kompetente të ciat më tutje duhet të veprojnë lidhur me to nëse në to është evidentuar krim, ndërsa Acevski në intervistën për POST-n shprehet se ditëve të ardhshme do të mundohet të sigurojë koordinim dhe takime me të gjitha organet e involvuara, me cilat mes tjerash do të kërkojë mendim nëse është e nevojshme që raportet të pësojnë ndryshime të caktuara në mënyrë që të bëhen më të qarta dhe me koncize, në mënyrë që të kenë efektin përfundimtar ndërmarrje të masave të caktuara.
Ai shpreson në bashkëpunim të frytshëm me organet tjera kompenten, meqë, siç shprehet, fitohet përshtypje se ata vetëm i përcjellin, e në esencë nuk ka epilog lidhur me vetë raportet revizore.
Më në fund Revizioni shtetëror pas një viti i 11 muajve u bë me revizor shtetëror, javën e kaluar morët vendim, cilat janë planet, vizionet tuaja për zhvillimin e ESHR-së në nëntë vitet e ardhshme, ku do ta vendosni fokusin?
Ju si agjenci kombëtare informative e keni nderin që të jeni mysafirët e parë në hapësirat e Entit Shtetëror të Revizionit që t’i transmetoni informacionet dhe pikëpamjet për zhvillimin e revizionit shtetëror. Kjo në esencë do të paraqesë përcaktimin e përcaktimeve strategjike të vetë institucionit, vizionet e POST janë në esencë mbrojtje dhe transparencë më e madhe e mënyrës së shfrytëzimit të mjeteve publike, mënyrës së shfrytëzimit të mjeteve nga obliguesit tatimorë, dhënie të këshillës për përmirësim dhe efikasitet më të madh të mënyrës së shfrytëzimit të mjeteve publike, sigurimin e statusit përkatës dhe më të mirë të të punësuarve në institucionin dhe gjithsesi përmirësim të transparencës, llogaridhënies në shfrytëzimin e mjeteve publike, por edhe ajo që do të thotë informim për punën e Entit Shtetëror të Revizionit. Çështja kyçe, që gjithmonë parashtrohet është mënyra e shfrytëzimit të mjeteve publike. Shpresoj se të gjitha subjektet që do të jenë objekt në esencë do të jenë të interesuar për zbatimin e rekomandimeve, nëse rekomandime të tilla jepen në raportet e revizorëve te subjektet – objekt i revizionit nga njëra anë, nga ana tjetër ajo që është prioritet i vetë institucionit në esencë është rritja e kapaciteteve të institucionit, si do të mund të përgjigjej në kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.
Përmendët se nuk keni kuadër të mjaftueshëm, sipas sistematizimit janë parashikuar 145 të punësuar, thatë se tani keni 80 revizorë dhe se pritni deri më 12 shkurt, kur do të duhej të shpallen zgjedhjet, të punësohen 20 deri 30 revizorë. Sa janë këto pritje reale nëse keni biseduar me financat, a keni marrë aprovimin ose këtë proces do ta filloni këtyre ditëve?
Në përputhje me aktin për organizimin dhe rregulloren e sistematizimit të të punësuarve në Entin Shtetëror të Revizionit janë planifikuar 145 vende të punës. Në këtë moment në dispozicion kemi 80 revizorë, mirëpo nga ana e ESHR-së shteti pret shumë më tepër. Në përputhje me programin për reformë të financave publike, në vitet 2018-2021 janë vendosur tragete të caktuara, që në esencë i kërkon edhe bashkësia ndërkombëtare për përfshirjen procentuale të mjeteve publike, që duhet të jenë objekt i revizionit nga njëra anë, e nga ana tjetër në vetë procedurën e Ministrisë kompetente, nga Ministria e Drejtësisë përgatiten ndryshime të caktuara të Kodit zgjedhor, me të cilat në esencë në mëny plotësuese ndahen kompetencat e Revizionit shtetëror.
Deri ku janë ato ndryshime?
Sipas njohurive të POST, jam i informuar nga kolegët në ESHR të cilët marrin pjesë në vetë grupin e punës, ende janë në versionin e punës, pres që këtyre ditëve të kemi informacione konkrete për statusin e propozimeve të tilla, në përputhje me këtë përgatitemi, sot janë bërë koordinimet e araë me kolegët e mi të cilët janë përgjegjës për financa, për resurse njerëzore, etj., në mënyrë q t’i shikojmë situatat ku jemi, çfarë kemi në dispozicion dhe çfarë mund të presim në periudhën e ardhshme. Gjithsesi do të ketë nevojë të bisedohet me Ministrinë kompetente të Financave, me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, meqë ato janë ministritë kyçe, të cilat në esencë japin leje për punësime të reja. Ne do ta bëjmë tonën, në esencë do të tregojmë se që të mund të funksionojmë normalisht nevojiten punësime të reja. Por më duhet të them se paralelisht me punësimet e reka këtij institucioni i nevojiten avancime të kuadrit ekzistues. Kemi disa revizorë të caktuar, të cilët disa vite me radhë presin të jenë të avancuar në titull më të lartë. Në esencë edhe kjo është njëra prej rregullave themelore. Nëse arrini rezultate të caktuara në punën tuaj në një periudhë të caktuar të jeni të avancuar në titull më të lartë.
Në raport me ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe rolit të ESHR-së për kontrollin e partive politike gjatë zgjedhjeve, cilat janë zgjidhjet më të mira sipas jush, meqë thoni se ESHR-ja është e ngarkuar, e tani në mënyrë plotësuese edhe me aktivitet që ndoshta do të pranohen me ndryshimet. Cila është praktika në vendet e BE-së, kush ushtron revizion të partive politike?
Keni praktika të ndryshme, sot sërish bisedova me një pjesë të këshilltarëve të mi. Secili vend e rregullon këtë në mënyrë e tij. Gjendja në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e tillë në të cilën faktori ndërkombëtar në esencë i shprehë besim ESHR-së. Revizioni i tillë ose revizioni i punës së partive politike në procesin e fushatës zgjedhore dhe punën e rregullt t’ia besojë ESHR-së. Në fund të fundit si institucion ne nuk mund të zgjedhim nëse do t’i pranojmë ose jo, kjo është kompetencë e Kuvendit, i cili është themelues i yni, i cili është organ kompetent në të cilin informojmë. Nëse na jepen kompetenca të tilla, është normale që të na sigurohen edhe resurse përkatëse njerëzore dhe financiare që të mund t’i përgjigjemi kësaj kërkese, meqë në përputhje me ndryshime e reja, që përgatiten në vetë Kodin zgjedhor plotësohen gjithnjë e më shumë raporte, ku përshkruhen obligime plotësuese, ku ESHR-ja ka për obligim në afat prej tetë ditëve t’i revidojë të gjitha këto raporte. Dhe tani paramendoni varësisht nga numri i partive politike që do të marrin pjesë në një proces të caktuar zgjedhor, sa është numri i resurseve njerëzore që do të duhet të angazhohen për t’u reviduar ato raporte financiare.
A do të angazhoheni gjatë mandatit tuaj nëntëvjeçar që ESHR-ja të bëhet kategori kushtetuese, me rregullim në Kushtetutë të keni pavarësi më të madhe?
Kjo nuk është ide e tanishme, ideja për përkufizimin e kushtetutshmërisë rrjedhë shumë prej më përpara. Nëse na jepen kompetenca të tilla, është normale që të na sigurohen edhe resurse përkatëse njerëzore dhe financiare që të mund t’i përgjigjemi kësaj kërkese, meqë në përputhje me ndryshime e reja, që përgatiten në vetë Kodin zgjedhor plotësohen gjithnjë e më shumë raporte, ku përshkruhen obligime plotësuese, ku ESHR-ja ka për obligim në afat prej tetë ditëve t’i revidojë të gjitha këto raporte. Dhe tani paramendoni varësisht nga numri i partive politike që do të marrin pjesë në një proces të caktuar zgjedhor, sa është numri i resurseve njerëzore që do të duhet të angazhohen për t’u reviduar ato raporte financiare.
A do t’ia dilni që në këtë periudhë të shkurtër deri në fund të vitit t’i përfundoni detyrat nga programi për vitin 2019, në atë afat që e keni ose ekziston mundësia që një pjesë e detyrave të hyjn[ në vitin e radhës?
Unë jam optimist dhe besoj se të gjitha detyrat e dhëna, që i kemi në përputhje me programin vjetor për punë për vitin 2019 të përfundojnë deri në fund të vitit. Në fakt, disa aktivitete të caktuara, që janë përcaktuar me programin vjetor për punë për një periudhë të caktuar raportuese janë bartur në dy javët e parë të vitit të ardhshëm dhe kjo nuk shkakton kurrfarë problemesh në raport me zbatimin e vetë programit vjetor dhe përgatitjen e vetë raporteve revizore.
Sipas raportit vjetor të revizionit të vitit 2018 Prokuroria Publike ka marrë 21 raporte finale, për të cilat është vlerësuar se është kryer kundërvajtje ose vepër penale. A keni njohuri për zgjidhje të mundshme ligjore. Bëhet fjalë për 21 raste?
Unë mendoj se raportet e revizorëve paraqesin bazë të mirë për veprim të të gjitha organeve kompetente, jo vetëm të PP-së. Në përputhje me kontrollet tona që i ka në dispozicion Enti Shtetëror i Revizionit gjatë vitit 2018 janë dorëzuar katër raporte të revizorëve në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, katër raporte në MPB dhe dy raporte në policinë financiare. Parashtrohet çështja e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit të organeve kompetente. Të shtunën, e cila u shpall si ditë punë nga organet kompetente për pastrimin e sipërfaqeve publike bëra disa koordinim të caktuara me një pjesë të organeve kompetente, mirëpo kjo ishte bisedë jozyrtare. Gjatë ditëve të ardhshme do të mundohem të siguroj koordinim dhe takime me të gjitha organet e përfshira në të cilat do t’i prezantojmë të gjitha raportet tona të revizionit, gjegjësisht letra që u janë dërguar organeve kompetente, do t’i njoftoj njerëzit e parë në periudhën kur ato janë dërguar dhe prej secilit do të kërkoj informacione kthyese për atë që është bërë, por njëherësh do të kërkoj edhe pikëpamjen e tyre për atë nëse në esencë ka nevojë që raportet tona të revizionit të pësojnë ndryshime të caktuara revizore, në drejtim të asaj se sa janë vetë raportet e revizionit të qarta dhe koncize për ta, e gjithë kjo me qëllim që të ketë efekt final, gjegjësisht ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete sipas vetë raporteve të revizionit.
Këtu parashtrohet pyetja se raportet e revizionit nuk janë të lehtë për t’u lexuar. Ne gazetarët shkojmë në trajnime në të cilat mësojmë se si të lexojmë atë që është fshehur në raportin e revizionit. Kishte një ide për shembull PP-ja të ketë një departament të veçantë që do t’i lexojë raportet e revizionit ose prokurorë të veçantë që do të trajnohen për t’i lexuar. A hasni në probleme të tilla, ndoshta pesha dhe mënyra në të cilën është shkruar raporti i revizionit nuk është i kuptueshëm për secilin?
Nuk do të isha pajtuar se në esencë kemi gjëra të fshehura në raportet e revizionit. Një qytetar i rëndomtë nuk mund t’i lexojë, por duhet të kuptojmë se megjithatë revizioni është profesion, e ushtrojnë revizorë të certifikuar me përvojë shumëvjeçare. Puna jonë dhe obligimi ynë është që të mundohemi sa është e mundshme më shumë që përmbajtja e raporteve të revizionit të paraqitet në një gjuhë të kuptueshme edhe për qytetarin e rëndomtë edhe për organet kompetente. Prandaj edhe është angazhimi im në periudhën e ardhshme të bisedojmë me të gjithë personat përgjegjës në organet kompetente në mënyrë që të shohim se cilat janë kërkesat e tyre dhe nëse ka nevojë për ndryshime në pjesën e përmbajtjes së raporteve të revizionit. Nëse ka nevojë për ndryshime të caktuara të përmbajtjes së raporteve të revizionit në kushte kur janë konstatuar parregullsi të dorëzohen në organet kompetente, të shohim se çfarë është ajo që duhet ta ndryshojmë. Aktiviteti gjithsesi nuk është i thjeshtë, t’i shohim edhe kërkesat e tyre dhe mendoj se në këtë drejtim do të kemi bashkëpunim të frytshëm me të gjitha organet kompetente meqë në këtë mënyrë fitohet përshtypje se ne vetëm i përcjellim, e në fakt nuk ka epilog lidhur me vetë raportet e revizionit.
Sa institucion ka në vend te të cilat ushtroni revizion?
Sipas informacioneve të fundit shifra është mbi një mijë e diçka institucione, por në esencë në pjesën e asaj që do të thotë mënyrë e planifikimit të programit vjetor i marrim parasysh çështjen materiale, gjegjësisht lartësinë e mjeteve që i kanë në dispozicion, numri i të punësuarve, rëndësia e institucioneve. Në përputhje me Ligjin për revizion shtetëror kemi përcaktuar revizion të detyrueshëm të buxhetit qendror të RMV-së, të buxhetit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, të buxhetit të Fondit për sigurim pensional, buxhetit të Agjencisë së Punësimit … dhe në esencë kohëve të fundit e pranojmë praktikën që një pjesë e vetë programit të përfshijë edhe revizion të suksesshmërisë ku me to ia dalim të përfshijmë një numër më të madh të subjekteve në vetë revizionin.
Në përputhje me ligjin ushtroni revizion të rregullsisë, revizionit financiar dhe revizionit të suksesshmërisë. Kur i kontrolloni institucionet ushtroni revizion financiar dhe revizion të rregullsisë?
Në esencë vetë revizioni në sektorin publik, kur bëhet revizioni i raporteve financiare, kjo bëhet bashkë me revizionin e rregullsisë, ndërsa revizioni i suksesshmërisë është një lloj tjetër i revizionit, por ka edhe lloje të tjera që në esencë nuk janë të përkufizuara me Ligjin për revizion, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i zbatojnë.
Kush bën revizionin e revizionit shtetëror, jo vetëm në raport me financat, por edhe në raport me profesionalizmin, përgatitjen profesionale të kuadrit?
Themeluesi ynë është Kuvendi, kemi obligim që të referojmë para Kuvendit të RMV-së. Kuvendi zgjedhë shtëpi komerciale revizore, që bën revizionin e punës së ESHR-së, përgatitë raport të revizionit dhe ai paraqet pjesën përbërëse të raportit vjetor të punës së ESHR-së.
KSHPK-ja më 4 prill të vitit të kaluar kundër jush dhe kundër edhe një revizori parashtroi parashtresë për konflikt të interesave. Problemi në gjithë këtë situatë atëherë ishte përmendur lidhur me atë që ju si revizor shtetëror keni bërë revizione në institucionet shtetërore, e më pas keni zbatuar trajnime për të punësuarit në po ato institucione përmes Shoqatës së punëtorëve financiar nga Velesi. Më pas kjo procedurë është ndërprerë, a mund të na jepni sqarim. Kjo doli në media pak para se të arrihet konsensus për emërimin tuaj?
Mendoj se tashmë është e qartë. Në shtet ushtrojnë edukime edhe nëpunës të tjetër administrativ. Kjo ishte një lëndë e hapur në vitin 2004, që u mbyll në vitin 2006, nuk ka elemente për veprim. Mirëpo, çfarë ndodhë më tutje ju e dini shumë më mirë se unë.
Vleni si një nga institucionet më jotransparente. A planifikoni Ju tani në krye të ESHR-së ta ndryshoni këtë, për shembull, të mbani konferenca të rregullta për media me gazetarët?
Nuk do të isha pajtuar se jemi institucioni jotransparent. Nëse shikoni në rajon dhe në shtetet tjera në botë si Ent Shtetëror të Revizionit e gjithë puna dhe raportet e revizionit janë vendosur në ueb-faqen e Entit Shtetëror të Revizionit. Ndoshta do të pajtohem me ju në pjesën e asaj që do të thotë nevojë për mbajtjen e konferencave për media për disa raporte të caktuara të revizionit, që janë në interes të shtetit, paraqesin interesim për gazetarët, për qytetarët dhe këtu shpresoj se do të jetë krejtësisht më mirë në raport me mënyrën e informimit. Përgatitet ueb-faqe e re e ESHR-së, e tërë mënyra e informimit do të jetë shumë më transparente, shumë më me përgjegjësi për të gjithë duke ju përfshirë edhe juve gazetarëve.
Ana Cvetanovska
foto Ivana Batev
xhirues Asllan Vishko
POST.mk