Më 23 dhjetor 2019, në sallën koncertale të Klan Kosovës, mbahet koncerti solistik i ikonës së këngës burimore shqipe, Shkurte Fejza.
Nën udhëheqjen artistike të Afrim Sadikut, Shkurte Fejza e shoqëruar nga orkestra prej 15 instrumentistëve, do t’i interpretoje live, për dy orë, para publikut, hitet e saj që i bërigjatë karrierës së saj 45 vjeçare.
Bashkë me bilbilin e këngës popullore, në skenën e madhe në sallën koncertale të Klan Kosovës do të ngjiten edhe instrumentistë të zhanreve të ndryshme.
E veçanta e koncertit është edhe festimi i karrierës katër dekadëshe e gjysmë të Shkurte Fejzës.
Ky koncert që mbahet të hënën më 23 dhjetor nga ora 20:30 deri në 22:30 në Klan Kosova mbështetet nga Komuna e Prishtinës.
POST.mk