Marrëdhënia e veçantë e politikanëve me afatet e liberalizimin e vizave tani më është pjesë e humorit të pa zëvendësueshëm të llafeve, dhe kafeve, ditore.
Kështu ka thënë Demush Shash, nga Instituti EKPIK.
Përmes një postimi në facebook, Shasha, ka shkruar se “Edhe atëherë kur nuk jemi me humor, deklaratat sikur ajo: “Liberalizimi vizave ka ndodh, pardje” – na sjell buzëqeshje”.
Postimi i plotë:
NË VEND TË PREMTIMIT TË RADHËS
Edhe atëherë kur nuk jemi me humor, deklaratat sikur ajo: “Liberalizimi vizave ka ndodh, pardje” – na sjell buzëqeshje.
Por sikur ajo shaka e cila përsëritet shumë, dhe shpesh, deri në pikën që i humb sharmi, ndoshta është koha që politikanët të fillojnë të japin ndonjë deklaratë serioze për liberalizim të vizave për të cilën do i kishim vlerësuar, por edhe bashkuar. Në fund fare, politikanët këtë edhe e dëshirojnë: qytetarët të cilët ju besojnë, dhe ju ofrojnë, mbështetje.
Dhe ndoshta ashtu si dy palë të humbura, dhe të zhgënjyera, në rrugëtimin tonë drejt liberalizimit do kishim përqafuar njëri tjetrin, duke gjetur gëzimin dhe sigurinë në faktin që së paku kuptohemi, dhe i besojmë, njëri tjetrit për rrugën para nesh dhe atë se çfarë duhet bërë.
Për shembull, në vend të ofrimit të afatit të shtatëdhjetë e nëntë për liberalizimin e vizave, sa bukur kish qenë që liderët tonë me thonë: “Po ju themi ato që të gjithë e dini – nuk ka viza sepse s’ka dialog me Serbinë, dhe sepse nuk kemi bo bash asnjë gjë me e luftu përnime korrupsionin“.
Sa lehtë, dhe ironikisht, sa vështirë kjo duket të jetë për politikanët tonë.
POST.mk