Shkup, 16 dhjetor 2019
Sot, Universiteti i Tetovës feston 25 vjetorin e themelimit. Kjo vatër e dijes, u themelua me shumë mund dhe sakrificë. Për ta gëzuar NE sot këtë tempull të dijes, kulturës dhe përgatitjes së gjeneratave të reja, disa dhanë edhe jetën e tyre. Në 25 vjetorin e themelimit, në oborrin e Universitetit të Tetovës u shpalos edhe shtatorja e rektorit të parë, prof.Fadil Sulejmani dhe nga sot, Universiteti do të quhet: “Universiteti i Tetovës – Fadil Sulejmani”.
Urime 25 vjetorin!
Urime tempullin e dijes!
Lëvizja BESA
____________________________________________________________________________________________
.