Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave.
Bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për urdhërimin e masës së përkohshme të sekuestrimit të të hollave, për shkak të dyshimit të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Shuma e të hollave të përgjithshme për sekuestrim: 44.865 Euro, 1.250 CHF, 1.500 lekë shqiptare, 26 letra bixhozi dhe një DVR (Hikvision).
POST.mk